Prokuroria Themelore ka dorëzuar në gjykatën kompetente në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit për Iva Mihailovën, e cila u largua nga Maqedonia dhe iku në Bullgari. Mihailova po përballet me proces gjyqësor në gjykatën e Koçanit për një aksident trafiku me pasoja fatale. Ajo kishte ndalesë gjyqësore për largim nga Maqedonia. Edhe pse i ishin marrë dokumentet e udhëtimit, si ato maqedonase, ashtu edhe ato bullgare, ajo arriti të largohej nga vendi. Për momentin nuk dihet se si e kaloi kufirin, pasi nga MPB-ja thonë se nuk është regjistruar kalimi i saj në ndonjë pikë zyrtare kufitare. Mihailova dhe avokati i saj bullgar pretendojnë se kufirin e kanë kaluar me dokumente identifikimi.
