Për shkak të punimeve teknike, vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, të hënën, 20 prill 2015, në disa lagje të Prishtinës nuk do ketë furnizim me ujë në disa lagje.
KUR ”Prishtina”- njofton të gjithë konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha qerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të lartëcekura se të hënën, më 20 prill 2015, duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në lagjet e lartëcekura.
