Rikonstruksioni i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, fluturimi i parë nga Polonia solli rreth 200 turistë

TË FUNDIT

Me fli, apo gjomleze – siç njihet në kuzhinën maqedonase, u pritën rreth 200 turistët nga Polonia që ateruan në aeroportin Shën Apostull Pali në Ohër.

Ky aeroport është në fazë rikonstruimi, ndërsa për të parë punët nga afër, shkuan ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski dhe drejtori i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

“Në mëngjes zbriti fluturimi i parë nga Polonia, ky është një destinacion i ri i cili asnjëherë ka vepruar më parë në Maqedoni, ndërsa më 9 qershor të martën do të ulet edhe fluturimi tjetër nga Kratovica po ashtu nga Polonia. Kështu që me aeroporti i Ohrit hapet tërësisht për Poloninë kemi hapur dy linja të rëndësishme që do të thotë se turistët polak do të mund ta vizitojnë rajonin e Ohrit”, theksoi Aleksandar Nikolloski – ministër i Trasportit.

Në tërësi rikonstrumimi aeroportit ka arritur në fazë 65% afër përfundimit tha drejtori TAV Maqedoni Nexhat Kurt.

“Ky projekt për rikonstruim tek i cili TAV Maqedoni bën investime të cilat kapin vlerën 2.7 milionë eurove jam i bindur se aeroportit të Ohrit do t’i jepet një rehati shtesë për të gjithë udhëtarët që vijnë e ringjallin Ohrin dhe te cilët këtu e shohin aeroportin gjatë fluturimit pasi shkojnë. Pas gjithë kësaj besoj se me punë të mira do të mundohen punë më të mira dhe më komode për personelin që punon në këtë aeroporti dhe për policinë që punon këtu”, tha Nexhat Kurt – drejtor i TAV Maqedoni.

Nga kjo javë rifillojnë fluturimet nga Beograd drejt Ohër dhe linja Stamboll-Ohër. Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut e tejkaloi shifrën prej 3 milionë pasagjerësh. Nga janari e deri në maj të këtij viti ka rritje për 31.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025.