Prishen platformat rreth Liqenit të Strugës! Merko ofendon gazetarët, thotë se platformat janë me leje dhe prishen me vetëdëshirë!

TË FUNDIT

65 ndërtime pa leje janë ndërtuar rreth Liqenit të Strugës, kështu pat deklaruar sekretari I Komunës së Strugës Risto Taleski një muaj më parë.

Por këtë e mohon kategorikisht kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko i cili kur u pyet nga gazetarët ai i cilësoi gazetarët si analfabetë.

Ramiz Mekro: Ti po spekulon?

Gazetarja:  Jam e shkolluar?

Ramiz Merko: Nuk je!

Gazetarja: Ju jeni më i shkolluar mund të na tregoni?

Ramiz Merko: Të gjithë ato ndërtime të egra janë para 2012.

Këto komente Merko i bëri gjatë inspektimit të prishjes së platformave të cilat janë të ndërtuara në liqenin e Strugës, ai pohon se janë vetëm 6 edhe atë të gjitha me leje dhe nuk rrezikojnë statusin e UNESKOS-s por që këto platforma prishen me vetëdëshirë.

 “Këtu nuk ka ndërtime pa leje këtë që e bëjmë e bëjmë me vetë dëshirë dhe të solidarizuar dhe kërkojmë feed back plan si të zhvillohemi”, tha Ramiz Merko – kryetar i Komunës së Strugës.

Por Ministri i Ambientit jetësor e tha të kundërtën e Merkos. Ai gjatë një preskoference tha se janë platfroma të ndërtuara pa leje dhe të njëjtat po prishen.

“Për momentin po ndodh prishja e platformave pa leje në Strugë, ju jap kurajo komunave të Strugës dhe Ohrid të punojnë në këtë drejtim dhe ti plotësojnë rekomandimet e UNESKOS-s”, potencoi Naser Nuredini – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërkaq pronari i lokalit Versus i cili kishte filluar me prishjen e platformës para lokalit tha se është duke zbatuar urdhërin që i ishte dhënë të premten.

 “Po zbatojmë urdhrin, pas vendimit që e morëm të premten, nuk pritëm vetë filluam me prishjen e platformës. Kjo mund të ishte edhe pas sezone, megjithatë ashtu vendosi edhe ne ashtu vepruam”, shtoi Galip Osmanoski.

Në Strugë do të prishen vetëm 6 platforma me vetëdëshirë, edhe pse me leje dhe nuk rrezikojnë rekomandimet e UNESKOS-s, Merko tha se nuk do t’i dëmshpërblejë pronarët për prishjen sepse ata nuk duan. Prishja e ndërtimeve pa leje në bazë të rekomandimeve të UNESKOS-s po bëhet edhe në Ohër, ku ka filluar pastrimi I platformave dhe ndërtimeve pa leje rreth liqenit të Ohrit.

TË NGJAJSHME