Presidenti italian shpërndan dhomat, zgjedhje të parakohshme më 25 shtator

TË FUNDIT

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Senatit të Republikës dhe Dhomës së Deputetëve, pasi dëgjoi kryetarët e dy degëve të Parlamentit.

Dekreti i nënshkruar prej tij, do t’u dorëzohet Presidentëve të Senatit të Republikës dhe të Dhomës së Deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti, shkruan La Repubblica.

Gjatë fjalës së tij, Mattarella është shprehur se situata politike në Itali është e rëndë dhe se shrpeson në kontriburin e të gjithë faktorëve politikë për të mirën e vendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Itali do të mbahen më 25 shtator të këtij vit. Mandati i qeverisë mbaronte në vitin 2023.

Draghi i paraqiti dorëheqjen presidentit Sergio Mattarellës gjatë një takimi në mëngjes në Pallatin Quirinale.