Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol ia mori këngës në Shtëpinë e Bardhë gjatë darkës së shtruar nga i zoti i shtëpisë Xho Bajden.
Të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje, teksa 62-vjeçari këndonte këngën e famshme Amerikan Paj të Don Meklin.
Jun Suk Jeol mori mikrofonin pasi ia kërkoi vetë Xho Bajden, kur mori vesh se e pëlqente shumë këtë këngë. Badjen i dhuroi mikut të tij koreanojugor edhe një kitarë të nënshkruar nga vetë këngëtari.
Në vizitën që presidenti koreanojugor po zhvillon nga e Mërkura në Uashington, u ra dakord që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë për të parën herë në 40 vitet e fundit, nëndetëse bërthamore në portet e Koresë së Jugut.
