Prej sot karantina në slloveni është shkurtuar prej 14 në 10 ditë, ndërsa ka të bëjë për udhëtarët të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë, si dhe për personat të cilët ishin në kontakt me persona të infektuar, transmeton STA.
Ekipi ekspert mjekësor që e këshillon Qeverinë sllovene para disa ditëve propozoi që të ulet kohëzgjatja e karantinës së obligueshme prej 14 në 10 ditë.
Në takimin e fundit të ministrave të shëndetësisë së BE-së, u arrit konsensus i gjerë sipas rekomandimit që njerëzit që vijnë nga zonat me rrezik të lartë të kalojnë dhjetë ditë në karantinë.
Nëse testi rezulton negativ, ajo periudhë mund të shkurtohet në pesë ditë, por ende nuk është arritur marrëveshje e tillë që rekomandimi të miratohet në nivel të BE-së.
