“Posta e Maqedonisë së Veriut”: Nuk kemi ndërprerë punën, po përmirësojmë sistemin

TË FUNDIT

SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” njoftoi se për shkak të mirëmbajtjes dhe përmirësimit, ndërsa me qëllim të përmirësimit të punës, sistemi kompjuterik në njësitë e rrjetit postar ka punuar me kapacitet dhe shpejtësi të ulur, por në asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje të dërgesave postare.

“Vazhdojmë me përkushtim të punojmë në interes të shfrytëzuesve tanë. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe mirëkuptimin dhe sinqerisht shpresojmë se në kapacitet të plotë do t’i shfrytëzoni shërbimet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, bëhet e ditur në kumtesë.