Qeveria polake dëshiron ta vazhdojë ndalesën për fluturime ndërkombëtare deri më 25 gusht të vitit 2020 për 45 vende, transameton portali “Eks-JU Aviacion”.
Vendet në të cilat ndalesa për fluturim do të vazhdojë të zbatohet janë, mes tjerash, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
LOT – aviokompania më e madhe polake e cila fluturon për në Shkup, Podgoricë dhe Beograd, për momentin planifikon t’i vazhdojë operacionet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi në shtator, ndërsa fluturimet drejt Podgoricës janë ndërprerë deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.
Vendimi i Qeverisë në Varshavë do të ndikojë edhe në punën e Viz Er dhe Rajaner nga Polonia deri në Podgoricë.