Policia bastis shtëpitë e 18 të rinjve të dyshuar për sulmet seksuale gjatë Vitit të Ri në Milano

TË FUNDIT

Policia italiane ka bastisur shtëpitë e 15 të rinjve dhe tre djemve të cilët dyshohen për përfshirje në një seri sulmesh seksuale gjatë festimeve të Vitit të Ri në Milano.

Nëntë gra kanë raportuar se janë sulmuar gjatë festimeve para Katedrales së Milanos.

Rasti ka nxitur krahasime me sulmet masive seksuale dhe grabitjes që ndodhën në qytetin gjerman të Këlnit në natën e Vitit të Ri 2015-16.

Policia ka thënë se 18 të dyshuarit janë të moshave 15 deri 21 vjeç dhe janë të huaj e italianë, raporton The Guardian.

Disa gra, përfshirë dy gjermane që po vizitonin Milanon, dolën të parat që raportuan rastet dhe më pas edhe të tjera. Policia beson se më shumë gra janë sulmuar.

Policia ka identifikuar të dyshuarit bazuar në imazhet e kamerave dhe në bazë të rrjeteve sociale.

Gratë ndanë ngjarje të ngjashme se ishin tërhequr zvarrë në turmë, shtyrë dhe prekur gjatë shfaqjes me fishekzjarrë. Një 19-vjeçare pretendoi se u sulmua nga një bandë të rinjsh.

Gratë gjermane thanë se ishin shtyrë kundrejt barrierave dhe ishin sulmuar seksualisht. Ato raportuan pasi u kthyen në Gjermani. Një nga to tha se policia nuk iu përgjigj thirrjes për ndihmë. Në një video, gruaja shihet duke tentuar të arratiset.

“Ata po më preknin dhe donim të iknim por ata ishin shumë persona”, tha njëra nga gjermanet.

MARKETING I PAGUAR POLITIK