Gjatë ditës së djeshme Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin Klinik në Shtip, lidhur me pacienten 41 vjeçare e cila përshkak komplikimeve nga Kovid19 ndërroi jetë. Inspektorati sanitar urdhëroi drejtorin e spitalit që menjëherë të mblidhet Komision për monitorimin dhe në atë mënyrë të bëhet vlerësimi i situatës faktike. Komisioni duhet të hulumtoj se si është bërë trajtimi i pacientes dhe se a i është dhënë terapia e duhur.
Vendimi është sjellë dje, ndërsa drejtori është i detyruar të njoftojë Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor brenda tre ditëve për shkaqet e vdekjes së pacientes.
Mbikqyrës profesional po hetojnë edhe raste tjera, gjegjësist persona që kanë ndërruar jetë nga Kovid 19 në kushte spitalore. Mbikëqyrje u iniciuan për një pacient nga Sveti Nikole, dy nga Strumica dhe Resnja. Inspektimet janë duke u zhvilluar për pacientët e vdekur nga Tetova Kavadarci, Manastiri dhe Kriva Pallanka.
