Pjesëtarët e Armatës shpërblehen për kontributin gjatë shuarjes së zjarreve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në kazermën e Shkupit “Ilinden” ndau çmime dhe masa stimuluese për pjesëtarët e Armatës për kontributin në shuarjen e zjarreve që e përfshinë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut këtë vit.

Me shpërblim në para prej 20 mijë denarëve janë shpërblyer 14 persona nga vingu i aviacionit pranë Komandës për operacione, me 10 mijë denarë janë shpërblyer 274 persona nga Komanda për operacione, 10 persona nga Batalioni i forcave speciale dhe 12 persona nga Batalion vrojtues zbulues.

Me tre ditë mungesë nga puna janë shpërblyen 228 persona nga Komanda për operacione dhe 10 persona nga Batalioni i forcave speciale.

Janë vlerësuar 463 persona nga Komanda për operacione, 10 persona nga batalioni i forcave speciale dhe 13 persona nga Batalion vrojtues zbulues.

Shekerinska u dha mirënjohje dhe falënderim për sakrificën dhe guximin e tyre gjatë zjarreve, kur shpëtuan shumë jetë, shumë prona dhe pasuri natyrore, me angazhimin e tyre, siç theksoi, të pandërprerë në shuarjen e zjarreve.

“E di që atë që keni bërë, nuk e keni  bërë as për para, as për lëvdata apo ditë pushimi, por për fjalën tuaj se do të shërbeni dhe do të bëni gjithçka për të mbrojtur shtetin dhe t’i mbroni njerëzit e saj”, tha mes tjerash ministrja Shekerinska, duke falënderuar që të pjesëtarët e Armatës që qëndruan të fortë dhe të guximshëm kur vendi kishte nevojë për ta.

Para ceremonisë, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari.

MARKETING I PAGUAR POLITIK