Pesë viktima dhe dy të zhdukur në vërshimet në ishullin grek Evija

TË FUNDIT

 Kemi pesë të vdekur, ku tre janë përmbytur duke tentuar që të shpëtojnë, ka thënë zëvendësministri për Mbrojtje civile të Greqisë, Nikos Hardalas dhe ka shtuar se dy persona janë zhdukur në vërshimet në ishullin Evija, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Në këtë moment, zyrtarisht, nga informacionet që i kemi, pesë qytetarë tanë kanë vdekur, ndërsa dy janë zhdukur. Hetimet vazhdojnë shtëpi në shtëpi”, ka thënë Hardalas i cili nga mëngjesi është në ishull dhe mban takime me autoritetet lokale.

Ka thënë se prognoza ka qenë për 63 milimetra shi për 24 orë, ndërsa sipas matjes së fundit, reshjet kanë arrit në mbi 350 milimetra.

Siç njoftoi më parë MIA, mes viktimave është edhe një foshnje tetëmuajshe, derisa Njësia kundër zjarreve e Greqisë ka intervenuar në shpëtimin e 55 personave, ku tetë prej tyre janë shpëtuar me helikopter.

Kryeministri grek, Krijakos Micotakis përmes Tuiterit të tij zyrtar ka shprehur keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe ka shtuar se në vazhdimësi informohet për vijimin e aksionit shpëtues dhe dëmeve të shkaktuara dhe ka paralajmëruar se nesër do të vizitojë rajonin e goditur.

MARKETING I PAGUAR POLITIK