Përshkallëzohet situata në Rripin e Gazës/ Dhjetëra raketa lëshohen gjatë natës, mes viktimave edhe një 5-vjeçare

TË FUNDIT

Situata në Rripin e Gazës është përshkallëzuar gjatë natës, ku janë lëshuar dhjetëra raketa nga Izraeli, ashtu siç ndodhi fiks një vit më parë.

BBC raporton për 10 persona të vrarë, mes tyre edhe një vajzë 5-vjeçare si dhe lideri i militantëve Tayseer Jabari, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi i tij Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ).

PIJ u përgjigj duke gjuajtur më shumë se 100 raketa në Izrael gjatë natës .

Shkëmbimi i zjarrit brenda natës shënon përshkallëzimin më serioz të dhunës që nga lufta 11-ditore e majit 2021, e cila la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur përpara se të aprovohej një armëpushim.