Sarr largohet nga Chelsea, huazohet te Real Sociedad

TË FUNDIT

Senegalezi Mamadou Sarr do të luajë deri në fund të sezonit te Real Sociedad si futbollist i huazuar, njoftoi sot klubi i tij Chelsea.

“ I urojmë Mamadout gjithë të mirat në Baskinë dhe mezi presim ta ndjekim përparimin e tij këtë sezon”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka luajtur shtatë ndeshje për Chelsean që nga transferimi nga Strasburgu verën e kaluar.

Sarr ishte pjesë e formacionit titullar të Senegalit në fitoren 1-0 ndaj Marokut në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në fillim të këtij viti, ndërsa ka luajtur edhe në Kampionatin Botëror të fundit.