Përfundoi takimi me Taravarin, Hoxha për mundësinë e prishjes së Qeverisë: Mos na e prishni kafen!

TË FUNDIT

Ka përfunduar takimi mes sekretarëve të partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha.

Pas takimit Hoxha bëri të ditur se komunikime të dy partitë kanë pasur edhe para zgjedhjeve, por nuk tregoi detaje.

“Patëm një takim miqësor dhe biseduam në përgjithësi për rezultatin e zgjedhjeve. Çështjet e koalicionimeve u takon organeve të partisë. Ne kemi pasur komunikim edhe para zgjedhjeve dhe kështu nuk dua më tepër të hy në detaje për të gjithë atë që mund të krijohet si spekulim.

I pyetur nga gazetari i TV21 se nëse krijohet një koalicion Besa-ASH në Tetovë, a do të prishet Qeveria, Hoxha me përgjigje?

“Ju thash, mos na e prishni kafen e mirë”.