Përdhunuan të miturën, në pranga 38 vjeçari dhe shoku në kërkim

TË FUNDIT

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër, ka abuzuar me një 17-vjeçare. Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Eduarto Hoxha dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, shtetasin me inicialet F. B., 22 vjeç.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan prokurorisë së qytetit dhe akuzohen për veprën penale të marrëdhënieve me dhunë.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Nga Specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua shtetasi Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim të shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill” Fier. Më datë 14.08.2015 ora 01:30 të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur G. A., 17 vjeçe, banuese në Fier”.