Për çfarë nuk pajtohet Talat Xhaferi me Presidentin Pendarovski? Flet Xhaferi në “10Minuta”

TË FUNDIT

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin “10Minuta” në TV21, tha se diskutabile është momenti se kur është i konstituuar Kuvendi, me verifikimin e mandateve apo me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.  

TV21: Për çfarë nuk pajtoheni me Presidentin e Shtetit?

Talat Xhaferi: Është çështja e këndvështrimeve të kompetencave që kemi si bartës të funksioneve. Diskutabile është momenti kur është i konstituuar Kuvendi. Me verifikimin e mandateve apo me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Unë thirrem në Kushtetutë dhe në rregulloren e punës së Parlamentit për faktin që Parlamenti organizohet dhe funksionin mbi bazë të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit. Ashtu si janë të përcaktume as Kushtetuta as rregullorja në kuptimin strikt nuk përcakton kur mendohet dhe kur është i konstituuar Kuvendi. A është i konstituuar me verifikimin e mandateve, apo është i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit? I cili sipas rregullores i ka kompetencat për ta vënë në funksion parlamentin. Tash dilema është, nëse mban qëndrimi i atyre që thonë se Parlamenti është i konstituuar me verifikimin e mandateve le të urdhërojnë le t’i sqarojnë publikut kush është ai që këtë Parlament të konstituuar me 120 deputetë pa kryetar Kuvendi kush do ta vendos në funksion për të kryer kompetencat që i ka Kuvendi.   

Për çfarë nuk pajtohet #TalatXhaferi me Presidentin #Pendarovski? Flet #Xhaferi në “#10Minuta”

Për çfarë nuk pajtohet #TalatXhaferi me Presidentin #Pendarovski? Flet #Xhaferi në “#10Minuta”

Gepostet von TV21 am Dienstag, 11. August 2020