Për 24 orë regjistrohen 30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima

TË FUNDIT

Sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 26 pacientë të shëruar edhe atë, 1 në Shkup, 14 në Kumanovë, 4 në Prilep, 4 në Veles dhe 3 në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 30 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 426 teste të realizuara. Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë:  Shkup 11, Kumanovë 2 , Shtip 1, Prilep 3, Tetovë 6, Veles 5, Manastir 1 dhe Ohër  1.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive kanë humbur jetën 3  pacientë të infektuar me Covid-19. Njëri pacient është nga Velesi, 58 vjeçar i pranuar në spital më 12 maj, dhe dy pacientët e tjerë janë nga Tetova, 57 dhe 78 vjeçar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1792, numri i të shëruarve ka arritur në 1293 janë shëruar,  101 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 398 raste aktive me Covid-19./TV21