Në 24 orët e kaluara në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pasur gjithsej 2.444 udhëtarë, nga të cilët 1.192 shtetas vendas dhe 1.252 të huaj, njoftuan sot zyrtarët nga VK Tabanoc.

Këtë paradite, një grup i qytetarëve të vendit ishin duke pritur për të hyrë në vend, ndërsa disa prej tyre kishin teste PCR. Një udhëtar që tregoi dokument dhe test para gazetarëve tha se kishte paguar 97 euro, një pasagjer tjetër më i vjetër kishte paguar 110 euro. Ata thanë se do të duhet të kalojnë 14 ditë në vetizolim.

Një grup udhëtarësh që hynin në vend nga Gjermania thanë se do të duhet të shkojnë në karantinë, sepse nuk kishin bërë teste në 72 orët e fundit dhe paralajmëruan se do të bënin test nga një institucion i autorizuar në vend.
Në seancë e djeshme Qeveria solli vendim prej nesër, 17 qershor, të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të ,masave që janë aktive, me ç’rast për hyrje në Maqedoninë e Veriut është i obligueshëm testi valid negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa për nënshkrim të “Deklaratës për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, në bazë të së cilës Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përgatit Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak, të cilën e kontrollon MPB.

Konform vendimit qeveritare mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetëror në kohëzgjatje prej 14 ditësh, për të gjithë qytetarët ose të huajt me qëndrim të rregullt në vend, të cilët gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të bëjnë test valid PRC ose do të dorëzojnë test jovalid PCR.

Mbetet edhe mundësia për qytetarët të cilët janë në karantinë shtetërore dhe që duan t’u bëhet test PCR në kërkesë të tyre, ajo t’u mundësohet nga ana e institucionit të autorizuar në afatin më të shkurtër. Ato qytetarë të cilët testin PCR e kanë negativ, nënshkruajnë “Deklaratë për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, ku llogariten edhe ditët e kaluara në karantinë shtetërore dhe shkojnë në vetizolim të obligueshëm në adresën e përcaktuar në deklaratën e dhënë. Nëse qytetarët nuk duan të bëjnë test me PCR, mbesin në karantinë 14 ditë, ndërsa pas atij afati nga ana e përfaqësuesve të autorizuar të ISHSSH u përgatitet vendim për kontroll shëndetësor dhe vetiozlim shtëpiak./MIA
