Në 24 orët e para nga kthimi i masave rigoroze, janë regjistruar 481 shkelje te personat të cilët nuk kanë mbajtur mbrojtje personale, ndërsa 155 janë arrestuar nga 203 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.
Siç kumtoi MPB, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 722 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 185 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
“Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim”, citohet në kumtesën e policisë.(MIA)
