Kapen 35,000 € të padeklaruara në autobusin e agjencisë turistike në Tetovë!

TË FUNDIT

Policia gjatë ditës së djeshme ka gjetur rreth 35 mijë euro të padeklaruara në një autobus të një agjencie turistike nga Tetova, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, autobusi po qarkullonte në linjën Gjermani-Maqedoni.

“Është ndaluar një autobus “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fsh. Dobrosht i Tetovës, i cili qarkullonte në relacionin Gjermani–Maqedoni. Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje për transport. Ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve, F.I. (20) nga Tearca e Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me vlera të ndryshme parash, me vlerë të përgjithshme prej 34.965 eurosh, të cilat ai i kishte futur përmes Pikës Kufitare Tabanoc pa i deklaruar dhe njëkohësisht nuk posedonte asnjë dokument për pronësinë dhe origjinën e parave.”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç sqarojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit të autobusit në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje për transport.