Shuhet zjarri që shpërtheu mbrëmë në Radovish, u dogjën makina dhe magazina në ish “Dekorteks”

TË FUNDIT

Pas rreth gjashtë orësh është shuar zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë në Radovish, në rrethin e ish “Dekorteks”, ku u dogjën një magazinë dhe makina, njoftuan nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Radovish.

Sipas informacioneve nga zjarrfikësit e Radovishit, gjatë intervenimit disa zjarrfikës kanë thithur tym dhe kanë pësuar djegie të lehta, por të gjithë pjesëmarrësit në aksion ndihen mirë.

Zjarri u shua nga zjarrfikësit e Radovishit, ndërsa në ndihmë u angazhuan edhe ekipe nga Strumica, si dhe Shoqata Vullnetare Kundër Zjarrit nga Konçe.

Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen më tej nga shërbimet kompetente, të cilat tashmë kanë dalë në terren.