Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell, të enjten priten reshje lokale

TË FUNDIT

Në vend do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar. Pasdite, kryesisht në pjesët jugore, do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 29 gradë.

Gjatë javës së re moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta deri mesatare. Në orët e pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht të enjten.