Kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dhe BDI-ja, Stevo Pendarovski, thotë se në mandatin e tij prioritet do të kenë rritja e buxhetit të Armatës dhe sigurimi i standardeve të NATO-së për ushtarët. Sipas tij ushtria duhet të jetë armatë e modernizuar. Sigurimi i kushteve evropiane për ushtarët e Maqedonisë do të jenë prioritet per Maqedoninë e Veriut.
“Fokus të veçantë do të vë në projektet dhe reformat që kanë të bëjnë me rritjen e pagave, akomodimin, por edhe masat për mbështetjen e pjesëtarëve të armatës pas pensionimit të tyre nga detyra aktive. Vëmendje të veçantë do t’i kushtoj emërimit të kuadrove me eksperiencë dhe cilësorë në pozitat me rëndësi thelbësore për sigurinë e vendit”, deklaroi Kandidati për President, Stevo Pendarovski.
