Kandidati për President, Stevo Pendarovski sot prezantoi 8 projekte të cilat do t’i realizojë në tetë muajt e parë pasi të vijë në krye të shtetit. Sipas tij, projektet në fjalë janë reflektim i angazhimeve kyçe dhe shtyllave të programit. Projekti i parë do të jetë të organizojë forum për dialog politik mbipartiak.
–Pas konflikteve dhe ndarjeve shumëvjeçare, Maqedonia ka nevojë për një dialog ndërpartiak për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Presidenti duhet të jetë zëri i arsyes, bilanc mes partive politike. Pikërisht kjo është qëllimi i këtij forumi, në të cilin do të përfshihet edhe opinioni akademik dhe ekspertë, komuniteti i biznesit, sindikatat dhe organizatat civile” theksoi Stevo Pendarovski
kandidat për President
