Është ulur përqindja e të sëmurëve të hospitalizuar nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në kumtesën në Fejsbuk thekson se përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Kovid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy pikë procentuale.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Ai cekë se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Fejsbuk.

Во изминативе две недели, и покрај благиот раст на активни случаи со ковид-19, процентот на хоспитализирани бележи пад…

Gepostet von Венко Филипче am Samstag, 25. Juli 2020