Pauzë në Kuvend, për fjalë në zgjedhjen e Kacarskës nuk është paraqitur as propozuesi

TË FUNDIT

Prita të paktën pak kurajë nga Këshilli Gjyqësor dhe shumica në pushtet, të dëgjojmë pse Dobrilla Kacarska është propozuar gjykatëse kushtetuese. Këto që sot e promovoni është një praktikë e keqe, sepse zgjidhja e gjykatësit kushtetues nuk është zgjidhja e gjykatësit në ligën e dytë të futbollit, tha koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në vazhdimin e sotëm të seancës së 20-të kuvendore.

Ai kërkoi pauzë prej një ore që ta shqyrtojnë më mirë, siç tha, biografinë e Kacarskës.

Micevski në vërejtjen procedurale theksoi se për shkak të seriozitetit të zgjedhjes së gjykatësit kushtetues, ka pritur për Dobrilla Kacarskën të flasë të paktën kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët paraprakisht e votuan Propozimin me të cilin Pançe Orcevit i ndërpritet funksioni anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut para skadimit të mandatit, për shkak të përbumshjes së kushteve për pension.

Në fillim të seancës Syrija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët gjithashtu pati vërejtje procedurale rreth asaj që Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive nuk cakton seancë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ai këtë e interpreton si obstruksion, Aleanca dhe Alternativa  të mos kenë anëtarë për zgjedhjet e ardhshme lokale ku kryetarja tha se gjatë ditës do të caktojë seancë pas çfarë do të krijohen kushte në ditët në vijim që në rend dite të vendoset edhe kjo pikë.

Kryetari Xhaferi bëri të ditur se Kuvendi do të punojë vetëm atyre pikave për të cilat  janë krijuar kushte të rregullores.