Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim për Pashkë, pas raporteve që thonë se Trump do të njiohë aneksimin e Krimesë.
Kremlini bëri me duje se Rusia do të ndalojë “të gjitha operacionet ushtarake” në kuadër të një “armëpushimi për Pashkë” në Ukrainë, njoftoi Kremlini të shtunën e Madhe.
Në një njoftim në Telegram, Kremlini thekson se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e sotme (ora e Rusisë dhe e Greqisë) deri në mesnatën e 21 prillit.
“Trupat tona duhet të jenë të gatshme për të përballuar shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokime nga armiku, çdo veprim agresiv të tij,” shton njoftimi i Kremlinit.
Moska thotë se pala ukrainase duhet “të ndjekë shembullin tonë.”
Kievi ende nuk ka përgjigjur ndaj propozimit.