Pas tre muajve qetësie, koronavirusi sërish u përhap në Zelandë të Re

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re sot informuan se pas qetësisë tremujore, koronavirusi sërish filloi të përhapet nëpër vend. Kryeministrja Xhasinda Ardern gjatë ditës do të tregojë nëse do të vazhdohen masat e jashtëzakonshme në Ouklend.

Autoritetet shëndetësore kumtuan se janë regjistruar 12 raste të reja të Kovid-19, të cilat lidhen me rastin e njëjtë prej para dy ditëve, mes anëtarëve të një familje në Ouklend.

Ministri i Shëndetësisë Kris Hipkins deklaroi se me testimin e gjenomëve të virusit më të ri, është konfirmuar se ai ka ardhur nga Britania e Madhe ose Australia, por së pari duhet të konfirmohet në cilën mënyrë ka ardhur deri tek familja e infektuar. Ai i hodhi pishtë spekulimet e disa ekspertëve se virusi “po përhapet pa bërë zhurmë nëpër Ouklend me javë të tëra”, duke theksuar se ekzistojnë dëshmi të sigurt se ai supozim nuk është i saktë.