Pas kronikës së TV21, arrijnë ndihmat për familjen Hamidi dhe Shabani nga Bozovca

TË FUNDIT

Pas publikimit të rastit social në TV 21 për gjendjen  e rëndë ekonomike  të familjeve Hamidi dhe Shabani nga fshati Bozofcë të Tetovës, gjatë ditës së sotme kanë arritur ndihmat e para nga shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit”.

Përfaqësuesit e shoqatës të cilët gjatë ditës kanë ndihmuar edhe familje të tjera, duke shpërndarë rreth 1500 pako ushqimore, vizituan nga afër edhe këto dy familje të cilëve u ndanë mjete finaciare dhe  pako ushqimore.

Irfan Buçi, theksoi se qëllimi i shoqatës është që në këto ditë të vështira të ndihmohen sa më shumë familje dhe sado pak të zbutet  situata e vështirë në të cilën ndodhen.

“E pamë të arsyeshme  të vijmë tu ndihmojmë këtyre familjeve që I kishin kushtet e rënda. Është koha që ne të gjithë  duhet të solidarizohemi dhe të ja shtrijmë dorën njëri tjetrit pasi që ka shumë raste  të rënda në terren kur njerëzit s’kanë mundësi edhe të punojnë  dhe ata nuk kërkojnë edhe ndihma  dhe ne bashkërisht mundohemi që  ti ndihmojmë dhe të bëhemi bashkë si në komuna, si në bashkësi lokale, si në qeveri, të bëhemi bashkë dhe ta tregojmë humanizmin ashtu siç jemi edhe ne si popull  të shquar për humanizëm”, tha Irfan Buçi, vullnetar.

Falë aktivistëve humanitarë  tani familja Hamidi që është edhe pa energji elektrike, për shkak të borxhit mbi 78 mijë denarë,  ka edhe një numër telefoni ku donatorët mund të kontaktojnë dhe t’i drejtojnë ndihmat.

070 928 514 kryefamiljari Jamin Hamidi