Pas 1.111 ndeshjeve të luajtura David Ferer e përfundoi karrierën!

TË FUNDIT

Tenisti spanjoll David Ferer e përfundoi karrierën e tij. Ai mbrëmë në xhiron e dytë të ATP turnirit në Madrid humbi nga gjermani Aleksandar Zverev me 2-0, me sete 6:4 dhe 6:1.

Spanjolli tridhjetë e shtatë vjeçar paraprakisht deklaroi se turniri në atdheun e tij do të jetë i fundit për të.

Ferer në karrierën e tij 20-vjeçare ka luajtur gjithsej 1.111 ndeshje, duke shënuar 733 fitore dhe ka fituar 27 trofe në singël. Ky është rezultati i pestë midis tenistëve aktivë. Më shumë se ai kanë vetëm Roxher Federer, Rafale Nadal, Novak Gjokoviq dhe Endi Marej.

Suksesi i tij më i madh në turniret Gren-Slem është finalja në “Rolan Garos” në vitin 2013. Pozicioni më i mirë në renditje në ATP ka qenë vendi i tretë në vitin 2013.