Parlamenti grek e votoi ligjin për furnizim të 18 aeroplanëve ushtarak nga Franca

TË FUNDIT

Me shumicë të gjërë dhe mbështetje nga Demokracia e re qeveritare dhe partitë opozitare SYRIZA, Lëvizja për ndryshim dhe Zgjidhja greke,  Parlamenti grek e votoi propozim-ligjin për furnizim të 18 aeroplanëve ushtarak “Rafal” nga Franca, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i Mbrojtjes  së Greqisë, Nikos Panajotopulos,  në fjalimin e tij nga foltorja parlamentare u bëri thirrje të gjitha partive politike të votojnë  për ligjin konkret që ka të bëjë me marrëveshjet për furnizim të aeroplanëve ushtarak që përmes  seancës plenare  të parlamentit grek “të dërgohet sinjal i fuqishëm në çdo drejtim se Greqia është e vendosur  të bëjë gjithçka që është e nevojshme që t’i miratojë të drejtat e tij sovrane, të përballet me çdo provokim dhe kërcënim të sigurisë në rajonin më të gjërë”.

Greqia do të furnizojë gjashtë  aeroplanë të rinj ushtarak dhe 12 të përdorura, ndërsa shpenzimet e tërësishme janë 2.49 miliard euro dhe  përveç furnizimit, përfshijnë edhe shpenzime për mirëmbajtje, si dhe për furnizim të pajisjes, gjegjësisht  armë për vetë aeroplanët.

Sipas mediave greke, kah fundi i muajit, në Athinë do të nënshkruhet marrëveshja për aeroplanët me ministren e mbrojtjes të Francës, ndërsa gjashtë aeroplanët e përdorur,  Greqisë  mund t’ia dorëzojnë  gjashtë  muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të arrijnë nga një çdo muaj.