Paqësorët tanë u kthyen në vend! Pas 19 vitesh, përfundoi pjesëmarrja në misionin në Afganistan

TË FUNDIT

Pas 19 vitesh përfundoi rotacioni i fundit i anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Afganistan. Nga viti 2002 deri në vitin 2015, rreth 3.000 mijë pjesëtarë të armatës ishin pjesë e forcave “ISAF” në Afganistan, në pozita të ndryshme me detyra të ndryshme. Paqeruajtësit u kthyen në shtëpi, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së Armatës në misionet e NATO-s – “ISAF” dhe “Mbështetja e vendosur të NATO-s” në Afganistan, pas një vendimi nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës për t’i dhënë fund misionit, tha ministria e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

 “Ju keni qenë hyrja e RMV-së aleancën më të fortë. Mbas gjithë mundimeve politike, sakrifica juaj, rreziku juaj, përgjegjësia juaj, puna juaj janë ato që na kanë përfaqësuar më së miri. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të ministrisë, po edhe në emër te Qeverisë e të të gjithë qytetarëve të ju falënderoj për sakrificën e madhe që e keni bërë”, deklaroi Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes.

Përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që ishin në Afganistan i përshëndeti dhe i falënderoi edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

 “Filimisht dua që t’i them paqësorëve tanë mirë se erdhët në shtëpi. Tani edhe ju edhe të afërmit tuaj mund të frymoni shumë më lirshëm sepse na u kthyet në shtëpi shëndoshë e mirë. U kthyet nga një mision ku mandati nuk ishte aspak i lehtë, e jo vetëm që është sfidë vetë fakti që të ndodheni në një mes të panjohur, larg nga shtëpia, sfidë edhe më e madhe është që të ndodheni në një hapësirë që tashmë 20 vite është jostabile e shpesh edhe e rrezikshme”, potencoi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Ushtarët e Maqedonisë punuan si oficerë shtabi, pjesëtarët të njësive të sigurimit në komandën kryesore, instruktorë në ekipet për mentorin dhe po ashtu ishin pjesë e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në “ISAF” kontribut dhanë edhe njësitë speciale të cilët punuan bashkërisht me Gardën Nacionale të Vermontit.

Maqedonia e Veriut në “ISAF” bashkëpunoi me disa partnerë, sot aleatë – SHBA-, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Çekia, Franca, ndërsa oficerët oficerë janë dërguar edhe si pjesë e kartës A3 me Shqipërinë dhe Kroacinë, përkatësish më vonë edhe me vendet e grupit A5.