Mickoski: Fitorja është e madhe, por të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj Bërvenicës

TË FUNDIT

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fitorja në Bërvenicë sjell edhe përgjegjësi të mëdha ndaj komunës dhe qytetarëve, duke synuar një fitore të plotë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komunë, përcjell TV21.

“Angazhimi ynë për Bërvenicën vazhdon. Fitorja është e madhe, por po aq të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj kësaj komune. Me projekte konkrete, me përgjegjësi dhe me respekt për çdo person. Për një Bërvenicë për të gjithë. Le ta ruajmë forcën e unitetit tonë. Shkojmë drejt një fitoreje të plotë”, deklaroi Mickoski.

Paraprakisht para mediave ka folur edhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Bërvenicës, Stojançe Radiçevski. Edhe ai pret mbështetje më të madhe në raundin e dytë.