Nuk e di kush e këshillon Filipçen për deklarata të tilla, por e ka gabim. Imuniteti i fituar nga infeksioni me Covid-19 është shumë më i fortë se i personave që vaksinohen. Kështu u shpreh për TV21 mikrobiologu Nikolla Panovski, i cili si shumë mjekë të tjerë kundërshtojnë deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, se vaksinat krijojnë më shumë mbrojtje se sa kalimi i virusit korona.
“Praktika tregon se imuniteti nga vaksinat është i fortë dy-tre muajt e parë dhe shpejt bie, për dallim nga të infektuarit. Dikush ka një vit që e ka kaluar virusin dhe ka ende imunitet.
Nuk e di pse është kaq këmbëngulës, përse nuk na respekton ne profesorët më të vjetër, tanët edhe ata në gjithë botën, por thirret në disa ekspertë anonim që nuk i njohim. Le të gjen një doktor a profesor që e thotë të kundërtën”, tha për TV21, Nikolla Panovski – Mikrobiolog.
Ndërkaq Ministri Venko Filipçe tashmë disa herë e përsëritë deklaratën e njëjtë, se vetëm vaksina është shpëtim dhe se personat e vaksinuar janë më imun se ata që kanë qenë të infektuar.
“Nuk ka dilemë që antitrupat të cilat krijohen te pacientët që e kanë kaluar virusin për një periudhë të caktuar mbrojnë. Mirëpo rekomandimet mbi të cilat ne udhëhiqemi nga OBSH-ja thonë se imuniteti i vaksinave është më afatgjatë dhe më efikas”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe Paunovski vlerëson se përqindja e personave që dalin pozitiv edhe pasi janë vaksinuar është shumë e lartë, duke shtuar se ndoshta është edhe më i lartë se 10% që e deklaron Ministria e Shëndetësisë. Profesori Paunovski ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin edhe shifra për personat që janë infektuar për herë të dytë me Covid-19, por thotë se nuk ia kanë dorëzuar. Kjo ngaqë numri është tejet i ulët, nuk besoj se ka më shumë se 200 persona të riinfektuar në vendin tonë, përfundon ai.
