Panairi i librit në Gostivar, libra plot lexues pak/ Organizatorët kanë pritur interesim më të madh

TË FUNDIT

Nga data 21 deri 25 qershor, Gostivari ishte nikoqir i 12 shtëpive botuese të librave të cilat morën pjese në festën e librit. Organizatori Shpend Bajrami thotë se qëllimi është që kjo festë të behët traditë në Gostivar.

 “Ky është viti dytë që e organizojmë dhe unë bashkë me punëtorin tim Shkëlzenin mendojmë  ta  ngremë në një event tradicional  ku do përforcojmë më shumë reklamën informimin  edhe ta shtrimë në një fushë më të madhe  kombëtare , se  qëllimi jonë është ai , këtu promovojnë autor nga të gjithë trojet , Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe qëllimi është që autorët të njihen jo vetëm me autorët përmes Librit por në rast të veçantë edhe me autor në mbrëmjet promovuese.”- deklaroi Shpend Bajrami – organizator.

Një autore e re Saranda Memeti tha se kjo është mundësia e mirë që të promovohen autorët e rijnë, ndërsa ajo sot promovoi librin e sajë të parë me poezi.

 “Ky libër përmban pesë cikël me poezi  në të cilat unë i kam ndarë sipas disa tematikave, cikli parë flet për raportet mes individit edhe shoqërisë, në ciklin e tretë jam përqendruar në periudhën e pandemisë dhe periudhës së izolimit dhe dhimbjes që përjetuam.”- tha Saranda Memeti –shkrimtare.

Shitësit e librave thonë kanë pritur interesim më të madh nga lexuesit.  Edhe pse çmimet e librave ishin në zbritje banorët e Gostivarit kanë shprehur shumë pak interesim për blerje.

 “Realisht pritja ka qenë shumë më e madhe por në realitete është shumë dobët. Lexuesi mungon fatkeqësisht , njerëz ka po lexuesi mungon. Kjo është veti jo shumë e mirë për shoqërinë, po s’kemi çka të bëjmë. Çmimet janë të njëjta, por ka edhe zbritje 15%, por lexuesi mungon edhe është për të ardhur keq mendoj.”- pohoi Arben Ziberi – shitës librash.

Ky është viti dytë me radhë që është duke u organizuar Festa Librit në Gostivar. Organizatorët shprehen optimist se ky manifestim do rrisë dëshirën për lexim.