800 kuaj fuqi dhe 345 km/h, policia e Dubait prezanton Ferrarin e ri

TË FUNDIT

Policia e Dubait ka shtuar në flotën e saj një tjetër supermakinë luksoze – Ferrari 812 Superfast, të modifikuar nga kompania gjermane Mansory dhe me 800 kuaj fuqi.

Makina u prezantua gjatë Arabian Travel Market 2026 dhe do të përdoret për patrullim në disa nga zonat më të frekuentuara nga turistët, përfshirë Burj Khalifa, Sheikh Mohammed bin Rashid Boulevard dhe JBR.

Ferrari 812 Superfast standard fuqizohet nga një motor atmosferik 6.5-litërsh V12, me 789 kuaj fuqi, ndërsa versioni i modifikuar nga Mansory arrin 800 kuaj fuqi. Supermakina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda dhe mund të arrijë rreth 345 km/h.

Mansory i ka bërë makinës edhe ndryshime në dizajn, duke përfshirë parakolpë të rinj, splitter, pragje anësore dhe spoiler të pasëm.

Megjithatë, Ferrari nuk është menduar kryesisht për ndjekje policore. Ai është pjesë e flotës së supermakinave që Dubai Police përdor edhe për promovim dhe tërheqjen e turistëve, duke i ekspozuar në pikat më të njohura të qytetit.

Ferrari 812 Superfast u prodhua nga viti 2017 deri në 2024 dhe më pas u zëvendësua nga modeli 12Cilindri si një prej modeleve kryesore V12 të Ferrarit.

Me këtë automjet, Dubai Police vazhdon të zgjerojë flotën e saj ekzotike, ku bëjnë pjesë edhe modele të markave si Mercedes-AMG, Rolls-Royce, Lamborghini dhe Ferrari.