Qytetarët e rajonit kanë pasur mundësi ta vështrojnë të dielën eklipsin hënor, që njihet ndryshe si “Hëna e Gjakut”.
Ky fenomen ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës.
Fenomeni është unik sepse kombinohen me vendndodhjen dhe kushtet e veçanta atmosferike dhe e bëjnë që Hëna të duket në nuanca të kuqe e të portokallta.
Një eklips hënor ndodh kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën e Diellit që bie mbi sipërfaqen e Hënës. Gjatë fazës totale, drita e filtruar nga atmosfera e Tokës i jep Hënës ngjyrën e kuqe karakteristike.
Është fotografi nga Kosova, Arian Mavriqi që ka arritur ta kapë këtë moment në mënyrën më të mirë.
