Pallçishtasit kërkojnë përgjigje për ujësjellësin, kryetari s’e di kur do të përfundojë!

TË FUNDIT

Banorët e fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës u mblodhën para komunës për të takuar kryetarin, por ai kishte shkuar në Pallçisht për të takuar banorët që t’u jepte sqarim për ujin e pijshëm.

Kryetari i Bogovinës, Besnik Emshiu, thotë se projekti është duke u realizuar dhe se nuk është nën kompetencat e komunës. Premton se është i gatshëm të takohet me banorët sa herë të jetë e nevojshme, por se kur do të përfundojë projekti nuk e di as ai e as shefi i urbanizmit.

Banorët e fshatit Pallçisht për momentin nuk kanë ujë për pije. Edhe atë pak ujë që e kanë me reduktime, e përdorin vetëm për higjienë. Deri më tani disa herë kanë protestuar duke kërkuar ujësjellës.