Presidenti i UEFA-s ka pohuar se nuk do të kandidojë për kreun e qeverisë së futbollit botëror në zgjedhjet e marsit 2027.
Alksandar Ceferin ka bërë të ditur pozicionin e tij në lidhje me presidencën e FIFA-s. Në një intervistë për podcast-in britanik ‘The Rest is Politics’, Ceferin, një nga opozitarët kryesorë të presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, ka pohuar se nuk ka në plan të kandidojë përballë tij.
“Nuk jam i interesuar për presidencën e FIFA-s – ka deklaruar Ceferin. – Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Kredibiliteti im është më i rëndësishëm, nuk jam i interesuar për atë pozicion”.
Slloveni 58-vjeçar, mandati i të cilit në krye të UEFA-s skadon në 2027-ën, ka shtuar se dëshiron të “shijojë jetën”. Deri tani ai nuk është shprehur, nëse do të rikandidojë apo jo. Nën drejtimin e tij, UEFA ka njoftuar se do të bojkotojë të gjitha kompeticionet e organizmit që drejton futbollin botëror, duke përfshirë edhe Kupën e Botës.
UEFA kërkon dorëheqjen e Infantino-s. “Ai (Infantino) duhet të kuptojë se nuk ka mbështetjen për t’u rizgjedhur. Pastaj, mendoj se këtë herë mund të kemi një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se cili do të jetë ky kandidat”, – ka shpjeguar Ceferin. Slloveni ka lënë të kuptohet se nuk ka folur me Infantino-n që nga fillimi i krizës. Numri 1 i FIFA-s më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.
