Daut Beqiri: Fitore në Haraçinë

0

Kandidati i VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri ka falënderuar qytetarët që siç tha, për besimin e dhënë që të udhëheqë me komunën në katër vitet e ardhshme. Në rrjetin social Facebook, Beqiri shkurtimisht shkroi “Fitore në Haraçinë! 🙌🇦🇱 Faleminderit popullit për besimin”.





Azizi: VLEN ka fituar edhe në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Dibër e Haraçinë

0

Adnan Azizi nga VLEN tha se koalicioni ka fituar 9 komuna ndërkohë presin fitore edhe në komuna të tjera, por siç tha, ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

“VLEN ka fituar me rezultat super të mirë në Çair, Saraj, Haraçinë. Ka fituar në Zonën 6, në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër dhe vazhdon fitorja jonë edhe në pjesën tjetër”, tha Adnan Azizi.

Sabri Aziri: VLEN do të mbështesë kandidatin shqiptar në Kërçovë

0

Sabri Aziri nga VLEN, në studion e hapur në TV21 tha se kërçovarët gjithmonë e kanë ndjerë obligimin dhe kanë dëshmuar përkrahjen për kandidatët shqiptarë. Siç tha Aziri, pavarësisht të gjithave, në Kërçovë do të përkrahet kandidati shqiptar në rrethin e dytë.

“Unë mendoj se secili qytetarë do ta ndjejë atë obligim dhe do ta jep përkrahjen dhe mendoj se e ka dëshmuar Kërçova në të kaluarën. Ehde pse ndoshta nuk kanë pasur bindje të njëjta politike ia kanë shtrirë dorën dhe e kanë përkrahur kandidatin shqiptar”, tha Sabri Aziri./tv21.tv

Izet Mexhiti ia kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit

0

Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike.

Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë.

Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Sot me zemrën plot krenari e mirënjohje dua të them me zë të lartë dhe të çartë, sonte fituan shqiptarët dhe sonte një klasë politike u pensionua. Urime fitorja, urime pensionimi kundërshtarëve politik. Sonte po i drejtohem kundërshtarit tim politik, Ali Ahmetit me plot respekt dhe qartësi, ky është çasti ku duhet të dorëhiqesh. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik”, tha Izet Mexhiti./TV21

Arbër Ademi: AKI fiton që në rrethin e parë në Likovë dhe Pllasnicë

0

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitore pa balotazh në komunën e Likovës dhe Pllasnicës, që siç tha, janë përpunuar të gjitha rezultatet.

“Në komunën e Likovës, pa balotazh, që në raundin e parë është arritur fitore për kandidatin tonë Erkan Arifi me një dallim gati 3 me 1. Po ashtu, fitore për kandidatin tonë në komunën e Pllasnicës kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Turke me dallim 2 me 1. Këto janë dy komunat e para ku në tërësi janë përpunuar të gjitha rezultatet”, tha Arbër Ademi./tv21.tv

Toshkovski: Janë privuar nga liria 11 persona për shkak të ryshfetit, fotografimit ose shkatërrimit të fletëvotimit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se zgjedhjet kanë kaluar kryesisht në një atmosferë të drejtë dhe demokratike. Ai informoi se janë arrestuar 11 persona, ndërsa janë verifikuar edhe 19 publikime në rrjetet sociale dhe internet në lidhje me zgjedhjet.

“Janë privuar nga liria 11 persona për shkak të ryshfetit, fotografimit apo shkatërrimit të fletëvotimit. Janë liruar katër persona, ndërsa shtatë janë ndaluar për procedurë të mëtejshme. Janë raportuar shtatë raste me përfshirje të dyshuar të zyrtarëve policorë, nga të cilat në gjashtë nuk janë konstatuar parregullsi. Janë regjistruar 19 publikime në rrjetet sociale dhe internet që janë objekt i verifikimeve të mëtejshme. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se procesi zgjedhor kaloi në atmosferë të drejtë, të qetë dhe demokratike, pa shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme është ndaluar edhe një person i punësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por në momentin e ndalimit nuk ka qenë në kryerje të detyrave të punës.

“Sipas informatave që kam, një nga personat e privuar nga liria është i punësuar në kuadër të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por në momentin e ndalimit nuk ka qenë duke i kryer detyrat e punës dhe është ndaluar sepse ka refuzuar të identifikohet”, deklaroi Toshkovski.

KSHZ: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale deri në orën 18:30 është 46,65%

0

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në nivel të gjithë shtetit deri në orën 18:30 ka arritur në 46,65 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Kondarko, deri në këtë orë kanë votuar gjithsej 803.091 qytetarë. Deri më tani janë përpunuar të dhënat nga 3.287 vendvotime, që përbëjnë 94,62 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve. Në këto vendvotime janë të regjistruar 1.721.645 votues.

Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 19:00 kishte qenë 49,98 për qind.

Në nivel të Qytetit të Shkupit, deri në orën 18:30 pjesëmarrja ka qenë 46,64 për qind. Sipas komunave të Shkupit, pjesëmarrja është si vijon:

  • Aerodrom – 45,57%
  • Butel – 49,71%
  • Gazi Babë – 41,97%
  • Gjorçe Petrov – 45,09%
  • Karposh – 49,92%
  • Kisella Vodë – 46,25%
  • Saraj – 55,20%
  • Qendër – 49,41%
  • Çair – 51,27%
  • Shuto Orizare – 35,33%

VLEN: Që në raundin e parë presim fitore në Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë

0

Pas përfundimit të procesit zgjedhorë dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë, shkruan TV21.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë. kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, zhelinës dhe Tearcës. Jemi në prces të grumbullimit të informatave”, thotë VLEN.

Arbër Ademi: AKI i vlerëson zgjedhjet demokratike, me disa lëshime

0

Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përfundimit të heshtjes zgjedhore, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në procesin zgjedhorë ndërkohë tha se, AKI-ja këto zgjedhje i konsideron si të lira dhe demokratike, shkruan TV21.

“Bëjmë thirrje drejtë çdo komisioneri, çdo vëzhguesi dhe çdo institucioni përgjegjës që të ruaj standardet më të larta evropiane në mënyrë që rezultati përfundimtarë të pasqyrojë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Besëlidhja AKI, i konsideron këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike me disa vërejtje që do të evidentohen me përgjegjësi institucionale në ditët të vijim“, tha Arbër Ademi

Zgjedhjet 2025 në Maqedoni, mbyllen vendvotimet

0

Janë mbyllur vendvotimet në Maqedoninë e Veriut, ku sot më 19 tetot, u mbajtën zgjedhjet e 8-ta lokale pas pavarësimit të vendit.