Pas kontrollit në Qytetin e Shkupit për mbeturina, MPB: Dokumentacioni është siguruar dhe po merren masa

0

As sot nuk u mblodhën mbeturinat në qytetin e Shkupit. Mbeturinat po hidhen përreth koshave pasi ato janë të stërmbushura tashmë dy ditë. Njësia për Krime Ekonomike hyri brenda ambienteve të bashkisë së kryeqytetit dhe në NP Higjiena Komunale dhe siguroi dokumentacion si dëshmi se pse mbeturinat nuk po pastrohen.

“Njësia për Krime Ekonomike e Shërbimit Publik të Shkupit SPB hyri dje në ambientet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike të Shërbimeve “Higjiena Komunale”, me urdhër të Prokurorisë Publike të Shkupit, me qëllim mbledhjen e provave dhe sekuestrimin e dokumentacionit përkatës mbi dyshimet për krime të kryera në lidhje me veprimtarinë e Ndërmarrjes Publike të Shërbimeve “Higjiena Komunale” dhe Kryetares së Qytetit të Shkupit në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave komunale. Dokumentacioni është siguruar dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike të Shkupit”, tha Goce Andreev, MPB.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit në largim, Danella Arsovska, me anë të një postimi në facebook iu drejtua kryeministrit:

“Problemi me mbeturinat është çështje e mbyllur së bashku me stafin tuaj. Ju krijoni dhe vazhdimisht krijoni kaos, të cilin meqenëse jeni “të aftë” do ta “zgjidhni” në 72 orë. Le të konkludojmë se meqenëse po zgjidhet në 72 orë, ishte e lehtë për t’u zgjidhur, nuk e di çfarë prisnit deri tani, ju kam thirrur shumë herë në interes të qytetarëve për të bashkëpunuar”, theksoi Danella Arsovska, kryetare në largim e Qytetit të Shkupit.

Nga ana tjetër kryetari i sapo zgjedhu i Çairit Izet Mexhiti nëpërmjet kumtesës tha se për kaosin me mbeturinat në Shkup, do të mbajnë përgjegjësi BDI, Danella dhe Levica.

VLEN: AKI për të shpëtuar ato pak shpresa që u kanë mbetur, janë gati të shkojnë edhe me Levicën

0

Nga VLEN thonë fuqishëm kanë hyrë në garë për raundin e dytë në zgjedhjet lokale në Tetovë, Dibër, Strugë, Bogovinë, Dollnen, dhe Bërvenicë, përcjell TV21 . Nga VLEN thonë se AKI-ja është e gatshme të bashkëpunojë me Levicën.

“Përballë këtij vullneti të madh qytetar, AKI dështoi. Por edhe pas humbjes, liderët e këtij koalicioni të zhgënjyer nuk nxorrën asnjë mësim. Në vend që të reflektojnë, ata vazhdojnë të ofendojnë qytetarët, të shpifin dhe të përpiqen të manipulojnë opinionin, ashtu siç kanë bërë për 20 vite rresht. Madje, për të shpëtuar ato pak shpresa që u kanë mbetur, ata janë gati të shkojnë edhe me djallin, konkretisht me Levicën albanofobe, duke dëshmuar se për pushtet janë gati të shesin çdo parim e çdo ideal që dikur e përmendnin në fjalime”, tha Driton Sulejmani nga VLEN.

Vuçiq e cilëson si sulm terrorist ngjarjen te tendat para Kuvendit: Ishte vetëm çështje kohe kur do të ndodhte

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se sot para Kuvendit të Serbisë ka ndodhur një sulm terrorist, pasi është përdorur armë zjarri me qëllim krijimin e një rreziku të përgjithshëm, por me një motiv të qartë dhe politik, siç theksoi ai. Ai shtoi se ishte vetëm çështje kohe kur diçka e tillë do të ndodhte, duke marrë parasysh se, sipas tij, ka pasur shumë thirrje për veprime të tilla.

“Kjo mund të kishte ndodhur në Uzhice, në Valjevë, në Novi Sad, dhe më së shumti, plotësisht e pritshme, në Ćacilend, kundër të cilit janë thënë kaq shumë fjalë,” tha Vuçiq në fjalimin e jashtëzakonshëm nga Pallati i Serbisë.

Ai theksoi se pikërisht ajo një pikë para Kuvendit, e cila, sipas tij, është e vetmja pikë rezistence kundër dhunës, ka përbërë problemin më të madh.

“Urrejtja dhe agresioni ishin drejtuar edhe ndaj studentëve që duan të mësojnë, dhe ndaj të gjithë atyre që morën vetëm një pikë të vetme rezistence në nivel të tërë Serbisë – në kontrast me bllokuesit që çdo ditë zënë mijëra pika, që okupuan të gjitha fakultetet dhe shkollat në një moment, pa pyetur askënd, ku ende sundon terrori, një përzierje kaosi që kanë lënë pas, terror me pankarta, duar të gjakosura dhe çdo gjë tjetër që tashmë ekziston,” deklaroi Vuçiq.

Osmani: Me 114 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve

0

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani pas zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit thotë se Aleanca Kombëtare për Integrim është forca më e madhe politike e shqiptarëve. Osmani pas humbjes në Çair, thotë se “arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme”.

Statusi i Osmanit:

Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet.

E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës.

Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme.

Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.

Me 114 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.

Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve.

Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale.

Këto sulme të ulëta kanë një qëllim , të sjellin demoralizim para raundit të dytë,

por do të ndodhë e kundërta:

BASHKIM dhe VENDOSMËRI.

Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik.

AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore.

I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet.

Varg me marihuanë në oborr të shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari

0

Personi u mbajt në Stacionin Policor të Gjevgelisë, u njoftua prokurori nga Prokuroria Themelore e Gevgelisë, dhe pas dokumentimit të rastit, gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal.

“Më 21.10.2025, rreth orës 13:00, zyrtarët e policisë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli arrestuan A.R. (54) nga Bogdanci. Bazuar në urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën rreth 1 kilogram e 100 gramë marihuanë, katër bimë të mbjella kanabis, mbetje të degëve me marihuanë dhe objekte me mbetje të marihuanës”, thonë nga MPB.

Dyshimet për keqpërdorime në Spitalin e Prilepit, Prokuroria kërkon paraburgim për 6 persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë

0

Prokuroria e Prilepit ka kërkuar paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë të arrestuar në lidhje me rastin e Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit.

“Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prilepit propozime për paraburgimin e gjashtë personave, për 15 masa kujdesi dhe për gjashtë deri në shtatë persona juridikë nga Prilepi, Manastiri dhe Shkupi, si dhe propozim për ndalesë nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimeve publike,” tha Jasmina Shishkovska, kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep.

Personat e arrestuar pritet të dorëzohen gjatë ditës në Gjykatën e Prilepit. Më shumë se 10 persona u arrestuan mbrëmë dhe sot nga policia e Prilepit gjatë një aksioni të Drejtorisë së Policisë Financiare, e cila ndërmori bastisje në disa lokacione në kuadër të hetimeve për keqpërdorime financiare në spital.

Sipas Prokurorisë, që nga prilli i këtij viti zhvillohet një procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me operacionet financiare të spitalit. Drejtori aktual i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit, Borka Taleski, ka deklaruar vitin e kaluar se pas marrjes së detyrës ka vërejtur parregullsi financiare dhe se institucionit i është trashëguar një borxh prej rreth 193 milionë denarësh.

Shënon rënie çmimi i arit! A është koha për të blerë apo për të shitur ar?

0

Çmimet e arit u rritën modestisht të mërkurën, pas një rënie drastike të martën, kur çmimi u ul me më shumë se 5%, pas një rritjeje rekord ditën e hënë.

Të mërkurën, një ons ar u tregtua me 4,141.48 dollarë, duke shënuar një rritje prej më pak se 0.4%. Të martën, çmimi ra deri në 4,082.03 dollarë, pas arritjes së nivelit historik prej 4,381.21 dollarësh ditën e hënë. Kontratat e ardhshme të arit në SHBA ranë me 5.7%, duke regjistruar rënien më të madhe përqindore që nga prilli i vitit 2013. Argjendi dhe platina gjithashtu ranë ndjeshëm, përkatësisht me 7% dhe 5%.

Analistët thonë se rënia pasoi javë të tëra blerjesh intensive që i çuan çmimet në nivele rekorde. Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 ka qenë historike, mbi 50%, duke tejkaluar periudha të mëparshme të paqëndrueshme si pas sulmeve të 11 shtatorit, krizës financiare të vitit 2008 dhe pandemisë Covid-19.

Shitja e arit u nxitur gjithashtu nga optimizmi për një raund të ri negociatash tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, si dhe nga përfundimi i festivalit Diwali në Indi, i cili ul kërkesën fizike për ar.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pret një marrëveshje “të drejtë dhe të mirë” me Presidentin kinez Xi Jinping gjatë takimit të planifikuar javën e ardhshme.

Të shtëna dhe zjarr në tendat para Parlamentit serb në Beograd, arrestohet një person

0

Një person u plagos në të shtënat që ndodhën sot rreth orës 10:10, kur shpërtheu një zjarr në kampin para Kuvendit Popullor, i njohur si “Ćacilend”, raporton “Blic”.

Siç mësohet, përmes një reagimi të shpejtë të policisë dhe sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, u arrestua një person, Vladan A. (70), i cili dyshohet se hodhi fishekë në zjarrin e shatërvanit para Kuvendit Popullor dhe më pas ka qëlluar me armë.

Personi i dyshuar akuzohet për tentativë vrasjeje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, tha një burim për “Blic”.

Në vendngjarje pritet të arrijë edhe prokurori në detyrë i Prokurorisë së Lartë në Beograd.

Zjarrin në kampin e quajtur Ćacilend e lokalizuan rreth orës 10:30.

Bastisje në disa lokacione në Shkup, po kërkohen persona të dyshuar për fajde dhe pastrim parash!

0

Po zhvillohet aksion i madh policor në disa lokacione të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit thonë se aksioni ka të bëjë me kapjen e personave që dyshohen për fajde dhe pastrim parash.

“Nën udhëheqjen e prokurorit të rastit nga Prokuroria Publike Themelore Për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, njësitë e MPB-së po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe pastrimit të parave. Detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit”, thonë nga Prokuroria.

Mickoski pas takimit me Mbretin Charles III: Nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta

0

Në kuadër të vizitës në Londër, kryeministri Hristijan Mickoski realizoi një takim me madhërinë e tij, Mbretin Charles III. Mickoski njoftoi se ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe diskutoi për stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha për të cilat Mbreti i ka kushtuar vëmendje të veçantë.

“Kjo është një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit,” shkroi Mickoski në një postim në Facebook.

Në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit, kryeministri Mickoski do të zhvillojë edhe takime të tjera të fokusuara në bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar.

Në delegacionin qeveritar që udhëhoqi kryeministri janë edhe: zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ministrja e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministri për Integrime Evropiane Orhan Murtezani.

Objektivi kryesor i vizitës dyditore në Mbretërinë e Bashkuar është zhvillimi i takimeve të nivelit të lartë brenda Procesit të Berlinit, i cili u iniciua në vitin 2014 nga kancelares gjermane Angela Merkel për të forcuar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe infrastrukturor të Ballkanit Perëndimor dhe për t’i afruar vendet e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Samiti i Londrës, i organizuar nga kryeministri britanik Kir Starmer, do të përmbledhë rezultatet e arritura deri tani dhe do të përcaktojë prioritetet për periudhën e ardhshme të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.