Raportoni parregullsitë në votim! 0800 54321 – numri falas i Avokatit të Popullit

0

Zyra e Avokatit të Popullit do të sigurojë një linjë telefonike falas 0800-54321 për raportimin e shkeljeve të mundshme të së drejtës së votës të dielën. Linja do të jetë aktive nga ora 7 deri në 19, ndërsa qytetarët do të mund të telefonojnë edhe në zyrat rajonale në Manastir, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Shtip dhe Tetovë. Nga institucioni informojnë se do të reagojnë me masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të votuesve dhe rikujtojnë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe se kufizimi i saj përbën vepër të dënueshme.

LINJË TELEFONIKE FALAS

Tetovë: 044 344-082

Kërçovë: 045 228-586

Manastir: 047 242-310

Kumanovë: 031 431-488

Strumicë: 034 329-996

Shtip: 032 389-700

Akuzë për shantazh dhe kërcënime! Kërkonte 3.000 euro nga kryetari i komunës, pastaj dërgonte mesazhe në MPB dhe te gazetarët

0

Prokuroria në Kavadar ngriti aktakuzë kundër një personi i cili u përpoq të shantazhojë kryetarin e komunës së Negotinës, duke kërkuar 3.000 euro dhe duke e kërcënuar me jetë, atë dhe familjen. I dyshuari, i cili më parë ishte dënuar për detyrim dhe ngacmim, dërgonte mesazhe kërcënuese te kryetari, te komuna, në MPB dhe te gazetarët, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri. Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe përsëritja e veprës.

“Lamtumirë kryetar”, Edi Rama reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos

0
Nano Rama
Nano Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-liderit historik të Partisë Socialiste në Shqipëri, njëherë edhe ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

“Lamtumirë kryetar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, teksa e shoqëron me një foto të Fatos Nanos.

Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore.

Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Kujtojmë se dy vite më parë, ish-kreu i Partisë Socialiste u përball me probleme shëndetësore si pasojë e probleme të frymëmarrjes. Ai iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.

Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.

Ndërroi jetë Fatos Nano

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.

Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. 

Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.

Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.

Dita e fundit e fushatës, Mickoski dhe Filipçe me mesazhe përfundimtare për qytetarët

0

Fotografia e përbashkët e kandidatit për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski, me doktoren Maja Mojsovska, e cila ishte kandidate e LSDM-së për Karposhin, ngriti pyetjen në publik nëse ekziston ndonjë bashkëpunim në këtë komunë midis dy rivalëve të ashpër. Kreu i DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk dha përgjigje konkrete, por pyeti nëse LSDM e mbështet Stevçe Jakimovskin.

“Mbase pyetja e vërtetë për kryetarin e LSDM-së është nëse ai mbështet një person që është në listën e zezë për krime të kryera nga partneri ynë strategjik; nëse mbështet një person që është dënuar në shkallën e parë për krim të kryer. Ndoshta kjo është pyetja e vërtetë”, tha  Hristijan Mickoski – Kryetar i  VMRO-DPMNE-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me këtë foto, hodhi poshtë çdo mundësi për bashkëpunim dhe për ndonjë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE. Ai gjithashtu sot akuzoi se qeveria gjatë gjithë fushatës zgjedhore ushtron presion mbi kandidatët e tyre, veçanërisht në 17 komunat ku ata kanë kandidatë për kryetar.

“Si gjatë periudhës para raundit të parë, ashtu edhe në këto dy javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të presioneve të vazhdueshme mbi kandidatët tanë dhe anëtarët e ekipeve të tyre nga policia, nga njësitë e shpërndarjes së shpejtë, më tej nga shërbimet për punë sociale – presion mbi qytetarët nga njësitë e Drejtorisë për të Ardhura Publike”, u shpreh Venko Filipçe – Kryetar I LSDM-së.

Mickoski i hodhi poshtë këto akuza dhe tha se këto janë zgjedhjet më demokratike të mbajtura deri tani. Nëse do të kishin pasur probleme të tilla, i ftoi ta kontaktojnë në telefon.

 “Qytetarët janë dëshmitarë që një gjë e tillë jo vetëm që nuk ekziston, por është jashtë filozofisë sime personale. Dhe nëse, le të themi, kanë ndonjë tregues që kjo po ndodh, telefoni im është i hapur – mund të më thërrasin, të raportojnë dhe ne do ta kontrollojmë nëse është e vërtetë. Por unë deklaroj më përgjegjësi se jo vetëm që nuk ka gjë të tillë, por do ta përsëris – këto zgjedhje lokale janë zgjedhje në të cilat qytetarët, si dhe Qeveria, treguan një nivel pjekurie”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryetar i  VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me mbështetjen në raundin e dytë, Mickoski tha se ajo do të jetë e ndërsjellë me partnerët e tyre të koalicionit. Filipçe tha se me askënd nuk ka marrëveshje formale, por theksoi se nuk kanë marrëveshje formale me askënd dhe që vendimin se kujt do t’i japin votën anëtarët dhe simpatizantët e tyre e lënë që ta marrin vetë. Në ditën e fundit të fushatës, mesazhe përcollën edhe kandidati i DPMEN-së për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ai nga ZNAM për komunën Qendër, Mirosllav Labudoviq.

477.000 njerëz në ekonominë gri, por kanë shëndetësi falas! Po rivlerësohen kriteret se kush do të mund të shërohet falas

0

Nga 1.845.000 të siguruar, rreth 477.000 persona punojnë në ekonominë gri, por kanë sigurim shëndetësor falas. Fondi i Shëndetësisë po bën vlerësimin e kritereve se kush mund të trajtohet falas. Qëllimi është të ulet rreziku nga keqpërdorimet, por edhe të zvogëlohen dëmet mbi buxhetin.

“E para është ekonomia gri — persona të cilët realizojnë të ardhura në mënyrë joformale, jashtë llogarisë transaksionale. Grupi i dytë janë persona që nuk jetojnë në Maqedoni ose nuk i realizojnë të ardhurat e tyre në Maqedoni, sepse ky bazim është i lidhur me të ardhurat e realizuara ose të parealizuara në llogarinë transaksionale. Dhe nëse nuk keni të ardhura në llogarinë transaksionale, ju kualifikoheni të keni mbrojtje shëndetësore falas”, tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Shëndetësisë.

Sipas Klekovskit, qëllimi nuk është të hiqet shëndetësia falas, por të vendoset një bazë e drejtë dhe e ndershme që mbrojtja shëndetësore falas t’u takojë njerëzve që me të vërtetë nuk kanë të ardhura. Por për ata që realizojnë të ardhura në ekonominë gri ose jashtë Maqedonisë, të gjendet mënyra për të ngushtuar hapësirën për keqpërdorime.

 “Dëmi kryesor këtu është në dy baza. Le të themi, dëmtohet buxheti sepse sigurohet mbrojtje shëndetësore falas për njerëz që mund ta paguajnë vetë. Dhe së dyti, ne kemi një numër të të siguruarve që nuk është real në bazë, ndërsa ne i paguajmë kapitacionet për mjekët amë në bazë të atij numri”, pohoi Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Shëndetësisë.

Me vendim të Qeverisë, në grupin punues që po shqyrton kriteret se kush mund të përfitojë shëndetësi falas në vend. Përveç Fondit, marrin pjesë edhe Ministritë e Shëndetësisë dhe të Financave, Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa sipas nevojës konsultohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Protestë para Qytetit të Shkupit, punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërim” kërkojnë pagë dhe sigurim shëndetësor

0

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të kompanive “Florakom” dhe “Luna” protestuan sërish këtë mëngjes para ndërmarrjes, e më pas edhe para Qytetit të Shkupit, duke kërkuar takim me kryetaren Danela Arsovska, përcjell TV21. Ata reagojnë se prej 16 ditësh nuk kanë marrë pagën e muajit shtator dhe se nuk u janë paguar regresi dhe kompensimet e largimit nga puna.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur, Goran Risteski, tha se nuk ka përgjigje nga drejtoria e ndërmarrjes për formimin e këshillit të pajtimit dhe paralajmëroi mundësi arbitrazhi nëse deri të hënën nuk gjendet zgjidhje. Nëse situata nuk ndryshon, nga 1 nëntori punonjësit do të mbeten pa sigurim shëndetësor.

Në Tabanoc u kap marihuanë! 130 kilogramë me vlerë 700 mijë euro, destinacion kishin Europën

0

Në një kontroll rutinë, pa asnjë sinjalizim paraprak, doganierët në pikën kufitare “Tabanoc” zbuluan një sasi të madhe marihuane. Sipas analizave, droga ishte me cilësi të lartë, gjë që mund ta vërtetonte edhe ekipi i TV21 – jo nga përvoja, por për shkak të aromës tepër të fortë që ndihej në gjithë ndërtesën, edhe pse droga ishte ruajtur në bodrum. Për këtë arsye, drejtori i Doganës, Boban Nikollovski, shprehu dëshirën që droga të asgjësohet sa më shpejt.

“Këto 130 kilogramë marihuanë, në vend që të përfundonin në Bashkimin Evropian ose në rajon, do të dorëzohen në Agjencinë për Pronë të Konfiskuar. Pas përfundimit të gjyqit, ato do të digjen. Vlera e tyre arrin rreth 700 mijë euro”, raporton Goran Temenugov, gazetar.

Kontrabandisti i kapur ishte shtetas serb. Fillimisht u tha doganierëve se nuk kishte mall për doganim në furgon, por pasi u zbuluan çantat, pretendoi se përmbanin cigare dhe ofroi ryshfet. Doganierët e refuzuan ofertën, zbuluan drogën dhe policia arrestoi shoferin. Prokuroria filloi procedurë kundër tij dhe po e përgatit rastin bashkë me Doganën. Drejtoria e Doganave njoftoi se disa javë më parë kishte dhënë udhëzime për më shumë vigjilencë në pikat kufitare.

 “Diskutuam para dy-tre javësh për nevojën e kontrolleve më të kujdesshme dhe ja, këtu i kemi rezultatet e para. Bëmë përzgjedhjen që menduam se ishte e duhur për këtë periudhë. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë efikasitet dhe falënderoj kolegët që vepruan sipas udhëzimeve të eprorëve të tyre”, u shpreh Boban Nikollovski, Drejtor i Doganës.

Nikollovski theksoi se është marrë parasysh që këto 130 kilogramë nuk janë ndonjë “karrem” për të tërhequr vëmendjen, në mënyrë që të kontrabandohen më pas sasi më të mëdha. Ai tha se kjo është një sasi e madhe që nuk sakrifikohet lehtësisht vetëm për t’u kapur.

 “Besojeni, e dimë çfarë bëjmë. Doganierët tanë janë profesionistë dhe kur kemi raste të tilla, sigurojmë çdo kalim tjetër në kufi. Po punohet, dhe po punohet cilësisht”, pohoi Boban Nikollovski, Drejtor I Doganës.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, droga do të digjet në një nga furrat elektrike të vendit.

Blerim Sejdiu merr mandatin e tretë në Zhelinë, premton realizim të projekteve të premtuara

0

Blerim Sejdiu do të vazhdojë të drejtojë Komunën e Zhelinës edhe për një mandat tjetër, pasi Komisioni Komunal Zgjedhor i dorëzoi zyrtarisht certifikatën e mandatit të tretë me radhë. Së bashku me këshilltarët e zgjedhur, Sejdiu shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, duke premtuar vazhdimësi në zhvillimin dhe përparimin e komunës. Duke qenë se e kanë shumicën në Këshillin komunal, Sejdiu tha se pret qeverisje stabile dhe lehtësisht t t`i realizojnë projektet.

“I urova edhe këshilltarët që të kemi një mandat të suksesshëm, me projektet që na kanë ngelur përgjysmë t`i vazhdojmë, po ashtu edhe projektet që nuk i kemi nisur t`i realizojmë për arsye se kemi mjaft projekte. Për këtë, normalisht edhe qytetarët na kanë besuar që t`i vazhdojmë ato projekte që i kemi planifikuar dhe premtuar në fushatën zgjedhore”, tha Blerim Sejdiu – Kryetar i komunës së Zhelinës.

Cardi B: Po, kam tre muaj pa larë flokët e mia natyrale!

0

Cardi B u shfaq gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Reperja me famë botërore u shfaq së fundmi live në rrjetin social në Instagram, me një kapelë elastike, duke zbuluar se kishte kaluar kohë pa i larë flokët e saj natyrale.

“Nuk i kam larë për rreth dy, tre muaj duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë dhe do t’i laj, dhe rreth të mërkurës do t’i bëjë gërsheta”, u shpreh artistja.

Madje ajo ka shprehur dyshime se në kokën e saj mund të ketë edhe insekte.

“Ka mundësi që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, vezëve të mushkonjave, gjithçka këtu brenda”, tha ajo, duke treguar në kokën e saj./21Media