Zhegrova inkuadrohet ndaj Sportingut

0

Edon Zhegrova është inkuadruar në ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës.

Juve aktualisht është duke barazuar 1:1 me Sportingun, kurse Zhegrova në lojë hyri në minutën e 72-të.

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

0

Aeroporti i Brukselit është mbyllur të martën pas raportimit për vërejte të një droni, ka njoftuar shërbimi belg i kontrollit të trafikut ajror dhe një zëdhënëse e aeroportit.

“Nuk ka fluturime, as ardhje dhe as vajtje aktualisht”, ka thënë zëdhënësja, duke shtuar se nuk mund të vlerësonte se për sa kohë aeroporti do të mbetej i mbyllur, raporton Reuters.

Aeroporti më i vogël i Liezhit ka njoftuar gjithashtu se ishte aktualisht i mbyllur pasi ishin parë dronë.

Kurt Verwilligen, zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, ka thënë se pak para orës 19:00 një dron ishte parë pranë Aeroportit të Brukselit dhe për këtë arsye aeroporti ishte mbyllur si masë paraprake sigurie.

Në shtator, Aeroporti i Kopenhagës dhe Aeroporti i Oslos janë detyruar të mbyllen për pak kohë si rezultat i vërejtjes së dronëve.

Dronë janë parë edhe mbi një bazë ajrore ushtarake belge fundjavën e kaluar.

Njerku dhe nëna të dyshuar për marrëdhënie se*ksuale të paligjshme me vajzën e mitur

0

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy bashkëshortëve të dyshuar për veprën penale – Marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës, sipas nenit 189 paragrafi 2 të Kodit Penal, njofton TV21.

“I dyshuari, njerku i viktimës, për një periudhë të gjatë kohore e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe e ka detyruar vajzën e lindur në vitin 2009, e cila i ishte besuar për kujdes dhe edukim, në marrëdhënie seksuale dhe veprime të tjera seksuale.

Në këto veprime ka kontribuar edhe nëna e vajzës, e cila, megjithëse ka ditur, nuk e ka denoncuar dhe as nuk e ka penguar të dyshuarin. Me këtë ajo nuk e ka mbrojtur fëmijën nga keqpërdorimet, edhe pse vajza disa herë ka kërkuar ndihmë prej saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bëhet e ditur se prokurori publik ka propozuar që ndaj njerkut të dyshuar të caktohet masë paraburgimi, ndërsa ndaj nënës së dyshuar të vendosen masa kujdesi. Prokurori do të bashkëpunojë me Qendrën për Punë Sociale për të ndërmarrë veprime për strehimin e tre fëmijëve të mitur të familjes, përfshirë edhe viktimën.

Rita Ora njofton se kur do të publikohet kënga me Yll Limanin

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar se kënga e ripërpunuar “All Natural” në bashkëpunim me Yll Limanin do të publikohet këtë të premte.

Kënga vjen si një ripërpunim pas publikimit si solo në shtator të këtij viti.

“All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotografie në rrjetin social, Facebook, ku shfaqet postieri i përbashkët i këngës me Yllin. 

Rama: Do të bëjmë gjithçka që të ulemi si të barabartë në tryezën e BE-së

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili siç njoftoi për shkak disa arsye të justifikuara nuk udhëtoi sot në Bruksel, reagoi përmes platformës X rreth Raportit të Komisionit Evropian për vendin e tij. 

Në dokument KE e vlerëson përparimin e vazhdueshëm të qeverisë “Rama 4” drejt BE-së, por bën thirrje që tempoja e reformave, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të mos ndërpritet. 

Në publikim Rama shkruan se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që përfundimisht Shqipëria të ulet si anëtare e barabartë në tryezën e BE-së. 

“Po, e bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, le të ecim përpara, së bashku”, shkruan Rama.

Ai ndau postimin e komisioneres evropiane Marta Kos, ku ajo shkruante: “Shqipëria ka bërë përparim të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të qarta evropiane të shoqërisë shqiptare”.

Përndryshe, Rama fizikisht nuk mori pjesë në Samitin për zgjerim në Evropë, i cili është moment i rëndësishëm në dialogun BE – Ballkani Perëndimor për të ardhmen e zgjerimit. 

Përmes video konferencës tha se nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, siç ishte planifikuar, sepse kishte probleme me kompaninë ajrore të cilën e përdorte.

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

0

 Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB. 

Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave. 

“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB. 

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

0

Blerim Bexheti nga BDI për TV21 ka konfirmuar se nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së dhe ky ndryshim, siç sqaron ai, është bërë pasi ai vetë është larguar nga kjo pozitë.

I pyetur se pse u largua, a e sheh veten përgjegjës për rezultatin e dobët në Saraj, Bexheti tha se ky vendim vjen ngaqë u japin hapësirë figurave të reja dhe se ai do të vazhdojë të jetë aktiv në BDI.

Pasholli: Nuk jemi shkarkuar, me vetiniciativë kemi dorëzuar shkresat për tërheqjen nga funksionet

0

Arban Pasholli nga BDI ka njoftuar se së bashku me Blerim Bexhetin kanë dhënë dorëheqje nga funksionet si koordinator dhe zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian, shkruan tv21. Pasholli tha se kjo është bërë me vetiniciativë dhe nuk ka të bëjë me shkarkim.

Ajo bëri të ditur se në vend të tyre janë propozuar Rina Ajdari dhe Dijana Toska dhe se ky proces do të finalizohet ditëve në vijim.

“Për hir të transparencës, dëshiroj të sqaroj se lajmet që po qarkullojnë për “shkarkimin” e z. Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian nuk qëndrojnë.

Sot, me mirëkuptim dhe vetëiniciativë, kemi dorëzuar shkresat për tërheqjen nga funksionet, z. Bexheti si koordinator dhe unë si zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian.

Pas konsultimeve dhe me pëlqimin e Kryesisë Qendrore, janë propozuar znj. Rina Ajdari si koordinatore dhe znj. Dijana Toska si zëvendëskoordinatore.

Ky proces, i dakorduar më herët, sot është formalizuar në mënyrë institucionale dhe do të finalizohet në ditët në vijim.

Do të vazhdojmë bashkëpunimin me përkushtim për ta çuar përpara misionin e Frontit Europian me përgjegjësi dhe frymë bashkimi”, tha Pasholli

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media të martën mbrëma ka thënë se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë, në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani ka thënë se pas dështimit të parë, ka zhvilluar konsultime me partitë politike për të caktuar mandatarin e ri, ndërsa vetëm partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur gatishmërinë për të sjellë emrin.

“Por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose koalicion do t’i jepet mandati për ta propozuar kandidatin. Diskrecioni i presidentes vjen kur më shumë se një parti kërkon të ketë mandatarin. Në këtë rast, e kemi vetëm një parti. Rrjedhimisht sot kam mandatuar Glauk Konjufcën kandidat tjetër për kryeministër”, tha Vjosa Osmani.

“VLORA MARINA” nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

0

Punimet për realizimin e projektit “Vlora Marina” kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, duke shënuar hapa konkretë drejt përmbushjes së një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Inxhinierja e projektit të “Vlora Marina”, Klaudia Jatagani, thotë se aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda vitit 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para të këtij projekti bregdetar në Jug të Shqipërisë.


“Paralelisht ekipi ynë është duke punuar për të zhvilluar LOT-et e reja të projektit duke siguruar për të kapur standardet më të larta të urbanistikës dhe inxhinierisë. Pavarësisht ritmeve të shpejta të ndërtimit ne jemi të vendosur për të mos negociuar me cilësinë e punimeve. Në këtë projekt, jemi duke aplikuar materialet më Premium dhe metodat më inovative të ndërtimit duke iu referuar standarteve Evropiane në mënyrë që të sigurojmë jetëgjatësi por edhe efikasitet maksimal”, tregon Klaudia Jatagani, Inxhiniere e projektit “Vlora Marina”

E vendosur në një lokacion kryesor të qytetit, shëtitorja e Vlora Marina shtrihet buzë detit dhe mund të konsiderohet si një nga më të gjatat, pasi nga lungomare lidhet me shëtitoren pranë pyllit të Sodës. “Vlora Marina” është një projekt modern që ndërtohet mbi një trashëgimi të pasur. Ky zhvillim inovator reflekton lidhjen e fortë me të kaluarën dhe vizionin për të ndërtuar rrugën drejt së ardhmes.

“Vlora Marina synon të vendos standard të ri jo vetëm në ndërtim por edhe në turizëm, duke i sjell qytetit të Vlorës një projekt, i cili do të ndryshoj pamjen urbane të qytetit dhe do të ketë një ndikim rajonal”, tha Klaudia Jatagani, Inxhiniere e projektit “Vlora Marina”

“Vlora Marina” është një zhvillim urban miks që përveç zonës rezidenciale me mbi 800 apartamente premium buzë detit, do të sjellë të parën marinë të klasit botëror në vend me kapacitet për ankorimin e mbi 400 yahteve dhe megajahteve si dhe hotelin e parë “Marriott” në bregdetin shqiptar, bashkë me 150 apartamente të brenduara. Ky zhvillim modern synon ta pozicionojë Vlorën shqiptare në hartën e destinacioneve kryesore të Mesdheut. Nëse po mendoni të investoni në një apartament luksoz pranë detit Jon, e keni mundësinë më të mirë ta bëni tani duke parë tregun dhe kërkesat e shumta për të.