Vrau 10 pacientë përmes injeksioneve – burg përjetë për infermierin gjerman

0

Një infermier paliativ në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve përmes injeksioneve vdekjeprurëse dhe për tentativë vrasjeje të 27 të tjerëve, njoftoi të mërkurën një gjykatë në Aachen.

Sipas prokurorëve, infermieri u kishte dhënë pacientëve – shumica të moshuar – doza të tepërta qetësuesish ose analgjezikësh për të lehtësuar ngarkesën e tij të punës gjatë turneve të natës.
Zëdhënësi i gjykatës tha se krimi u vlerësua si “veçanërisht i rëndë”, gjë që do të thotë se i dënuari ka shumë pak gjasa të lirohet pas 15 vjetësh, që është minimumi ligjor i vuajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Krimet janë kryer midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një klinikë pranë qytetit Aachen, në perëndim të Gjermanisë. Vendimi mund të apelohet, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe disa incidente të tjera të dyshimta gjatë karrierës së infermierit, raportojnë mediat gjermane.

Rasti ka rikthyer në kujtesë një tjetër ngjarje tronditëse në vitin 2019, kur një ish-infermier u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve  krimi më i rëndë serial në historinë e pasluftës në Gjermani.

Mamdani thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për New Yorkun

0

Në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja si kryebashkiak i New Yorkut, Zohran Mamdani i ka thënë ABC-së se fitorja e tij i jep atij një mandat për të ndjekur një “agjendë ambicioze përballueshmërie”, duke synuar transformimin e “qytetit më të shtrenjtë” në SHBA në “një qytet të përballueshëm”.

I pyetur nëse mund ta bëjë këtë pa rritur taksat, ai ka thënë se do të duhet t’i rrisë ato për “1%  për njujorkezët më të pasur”.

Para zgjedhjeve, presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte kërcënuar të shkurtonte fondet federale për qytetin nëse Mamdani fitonte. 

Mirëpo Mamdani ka thënë se është i përgatitur t’i kundërvihet presidentit nëse ai vendos të dëmtojë qytetin e New Yorkut.

“Kërcënimet e tij janë të pashmangshme”, ka thënë Mamdani.

Mamdani planifikon të prezantojë një taksë të sheshtë prej 2% për njujorkezët që fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit. Ai gjithashtu planifikon të rrisë normën e taksës së korporatave në New York në 11.5%. Ai thotë se kjo do të mbledhë rreth 9 miliardë dollarë.

I pyetur nëse kjo do t’i largojë krijuesit e vendeve të punës nga qyteti, Mamdani ësht shprehur se punëtorët tashmë po largohen për shkak të kostos së lartë të kujdesit për fëmijët, duke e bërë të vështirë për bizneset të mbajnë talentet.

Putin: Deklaratat e Trump për testimet bërthamore duhet të shihen me seriozitet

0
Russian President Vladimir Putin speaks during a meeting with government officials via video conference at the Novo-Ogaryovo residence outside Moscow, Russia, Monday, March 22, 2021. Photo: Ap via RSS

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për testimet bërthamore, duke thënë se duhet të shihen me shumë seriozitet dhe se nuk duhet të neglizhohen.

Megjithatë, ai ripërsëriti se Rusia nuk ka në plan të tërhiqet nga Traktati për Ndalimin e Testeve Bërthamore dhe paralajmëroi domosdoshmërinë për të reaguar nëse traktati shkelet.

Presidenti rus bëri të qartë se vendi i tij mbetet besnik i traktatit dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet prej tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Putin gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, agjencitë e inteligjencës dhe shërbimet politike që të fillojnë përgatitjet për testet e armëve bërthamore.

Më herët presidenti amerikan, Trump konfirmoi se vendi i tij do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk dha shumë detaje.

“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime. Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ato, do ta bëjmë edhe ne”, mësohet të ketë thënë Trump në një deklaratë të dhënë më herët për testimet bërthamore.

Ronaldo do të pensionohet shpejtë, flet edhe për Botërorin

0

Në një intervistë me prezantuesin britanik, Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka shpjeguar se pensionimi si futbollist aktiv do të vijë shumë shpejtë. 

Ai ka theksuar se ajo situatë do të jetë e vështirë për të. 

Superylli portugez ndërkohë ka përmendur edhe Kupën e Botës 2026, që në vitin e ardhshëm organizohet në Kanada, Meksikë e SHBA.

“Do të jetë vështirë. Do të qaj padyshim, por jam i përgatitur. Çdo gjëje i vjen fundi. Por më pas do të kem kohë për të bërë gjëra tjera”, ka theksuar Ronaldo. 

Botërori 2026 për Ronaldon mund të jetë kampanja e fundit madhore për 40-vjeçarin. 

“Nuk është ëndërr e imja ta fitojë Kupën e Botës. Për çfarë? Për të treguar se jam njëri prej më të mirëve në histori? Nuk kam nevojë ta fitojë një turne me gjashtë apo shtatë ndeshje për atë gjë”, ka theksuar Ronaldo. 

Ronaldo në vikend i shënoi dy gola të tjerë për Al Nassrin dhe i është afruar shifrës së 1000 golave në karrierë. Ai i ka 952 gola në total.

OBSH do të vaksinojë 44.000 fëmijë në Rripin e Gazës

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon të dielën të nisë një fushatë të gjerë për vaksinim në Rripin e Gazës.

Rreth 44.000 fëmijë, të cilët nuk mundën të mbuloheshin nga procesi i imunizimit gjatë luftës dyvjeçare të Izraelit kundër organizatës militante palestineze Hamas, do të vaksinohen brenda 10 ditëve kundër, ndër të tjera, fruthit (lisë), shytave, rubeolës dhe poliomelitit (paralizës infantile).

Dozat e ardhshme duhet të administrohen në janar.

Pas shfaqjes së virusit të poliomelitit në Rripin e Gazës, OBSH-ja kreu fushata vaksinimi kundër poliomelitit gjatë armëpushimeve në verën e vitit 2024 dhe shkurt 2025. Edhe pse kishte ekipe mobile vaksinimi, disa fëmijë nuk mund të përfshiheshin.

OBSH-ja vlerëson se 20 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç nuk janë vaksinuar kurrë ose janë vaksinuar në mënyrë të pamjaftueshme për shkak të konfliktit.

Njëkohësisht me fushatën e imunizimit, Fondi i OKB-së për Fëmijë, UNICEF, do të vlerësojë kequshqyerjen në mënyrë që të jetë në gjendje t’i ndihmojë të rinjtë sa më shpejt dhe në mënyrë specifike.

Sipas OBSH-së, shkalla e përgjithshme e vaksinimit në Rripin e Gazës para luftës ishte 98 për qind. Tani vlerësohet te është më pak se 70 pëqind.

Drejtori i inteligjencës turke është takuar me përfaqësues të Hamasit

0

Drejtori i inteligjencës turke MIT, Ibrahim Kalin në Stamboll u takua me një delegacion nga Byroja për negociata politike e grupit islamist Hamas, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT Haber.

Gjatë takimit, delegacioni i Hamasit falënderoi Turqinë për rolin e saj si garantuese e Marrëveshjes së Armëpushimit, për përpjekjet e saj si ndërmjetëse në negociata, si dhe për mbikëqyrjen e këtij procesi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Delegacioni edhe njëherë konfirmoi se Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Armëpushimit, pavarësisht shkeljeve të dyshuara nga Izraeli.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan për hapat e nevojshëm për të çuar përpara procesin e armëpushimit dhe si të kapërcehen problemet ekzistuese. Ata gjithashtu paraqitën vizionet e tyre se si të vazhdohet procesi i zbatimit të fazës tjetër të Planit.

Turqia paraqiti informacione për ndihmën humanitare që ka dërguar dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë fund tragjedisë njerëzore në Gazë. U shqyrtuan gjithashtu aktivitetet me organizatat ndërkombëtare për të siguruar qasje në sasi më të mëdha ndihme humanitare, informoi televizioni.

Shkëndija gati për sfidën ndaj Jagiellonias, kuqezinjtë synojnë fitoren

0

Skuadra tetovare e Shkëndijës do të përballet nesër me fillim në orën 21:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup me ekipin polak Jagiellonia Białystok, në kuadër të UEFA Conference League. Kuqezinjtë synojnë fitoren për të qëndruar në garë për kualifikim, ndërsa trajneri Jeton Beqiri është optimist përpara ndeshjes.

“Bisedohet për një kundërshtar të cilin ne duhet ta respektojmë shumë, gjithesesi se do e respektojmë. Por zakonisht në Shkup tregojmë lojra të mira si në kampionatin vendor ashtu edhe në Europë. Kshu që shpresoj që me angazhimin maksimal të futbollistëve, duke e respektuar kundërshtarin edhe pse sipas meje ato kanë rolin e favoritit në letër, besoj që mund të dalim me rezultat pozitiv të ndeshjes”, deklaroi Beqiri./TV21

“90 mijë vota të VLEN-it nuk janë për t’u nënçmuar” – Arjanit Hoxha kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

0

Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha nga Hajde Flasim ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç tha, të definohet qartë legjitimiteti i shqiptarëve.

“E rrugës dhe më e mira do të ishte që sa më shpejtë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe legjitimiteti t’i kthehet popullatës dhe populli të vendos se kush është legjitim. Nuk dua të keqkuptohem, por 90 mijë vota të VLEN-it, nuk janë për t’u nënçmuar, sepse u besuan 90 mijë shqiptarë…”, tha Hoxha

Hoxha paralajmëron rikthimin e PDE-së! Me kë është më afër, VLEN-in apo AKI-në?

0

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së në Hajde Flasim ka folur për të ardhmen e partisë dhe se ku do të jetë ajo në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur se a e sheh më afër veten me VLEN apo me AKI-në, Hoxha tha se për këtë do të vendosin strukturat e partisë.

Megjithatë shtoi se ai do të vazhdojë të merret me politikë.

“Se cili do të jetë veprimi politik i imi dhe i partisë në të ardhmen, me siguri do të vendosin organet e partisë, por me siguri që dëshirat e dikujt për të më parë jashtë skenës, nuk do t’i plotësohen sepse i ka dëshirat dikush. Nëse ka diçka të këtillë, është si rezultat i vendimeve dhe dakordimit të të gjithëve brenda partisë. Pyetja e vërtetë është jo ku do të jetë PDE-ja apo Arjaniti, por ku do të jenë shqiptarët?”, tha Hoxha.

Hoxha për rezultatin e dobët të AKI-së: Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar, faji i takon atij

0

Arjanit Hoxha në Hajde Flasim në TV21 ka komentuar rezultatin e dobët të AKI-së në zgjedhjet lokale dhe sipas tij, ai i faturohet edhe kryetarit të BDI-së, pasi siç thotë, ai iu besoi njerëzve të gabuar.

“Të gjitha këto ia kam thënë zotëri Ahmetit. Pse duhet të ndodh, sepse nuk është në rregull. Nga përvoja politike ky është epilogu.
A ka faj edhe zotëri Ahmeti që ka pranuar t’i ndajë në këtë mënyrë komunat?
Absolutisht. Nuk është pa faj zotëri Ahmeti. Në fund të fundit barra më e madhe i bie zotëri Ahmetit për këtë që ndodhi në aspekt të komunave. Por, barra më e madhe mund të jetë edhe se Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar”, tha Hoxha.