Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mëngjesin e sotëm është prononcuar sërish për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku arriti të fitojë 7 komuna, përcjell TV21. Kurti përmes një shkrimi në Facebook kërkon nga qytetarët që të mbajnë përgjegjës kryetarët e komunave për premtimet e bëra.

Në lidhje me: Këto janë komunat të cilat i fituan LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, Lladrovci, Lista Serbe dhe KDTP në rrethin e parë dhe në balotazh në Kosovë

“Të dashur qytetarë të Kosovës, Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra. Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shkruar Kurti.

Rezervat valutore të Maqedonisë në tetor janë rritur për 120,5 milionë €

0

Rezervat valutore në fund të tetorit të vitit 2025 kanë arritur në 4.843,2 milionë euro (katër miliardë e tetëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë euro) dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 120,5 milionë euro (njëqind e njëzet milionë e pesëqind mijë euro), njoftoi Banka Popullore.

Pjesa më e madhe e rezervave valutore janë të investuara në letra me vlerë (71,1%), pasuar nga ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%).

Rezervat valutore janë pasuri financiare që i mban Banka Qendrore e një shteti në valutë të huaj (si euro, dollarë, paund), ar monetar dhe letra me vlerë ndërkombëtare.

Pse mbahen?
Rezervat valutore shërbejnë për disa qëllime kryesore:

  1. Stabilizimi i kursit të këmbimit
    Nëse monedha vendase bie në treg, Banka Qendrore përdor rezervat për ta mbështetur vlerën e saj.
  2. Pagesa e importit dhe borxheve
    Sigurojnë që vendi të ketë para për të blerë mallra nga jashtë (naftë, ushqim, pajisje) dhe për të shlyer detyrimet ndërkombëtare.
  3. Besueshmëri ekonomike
    Sa më të larta rezervat, aq më shumë besim kanë investitorët se ekonomia është stabile.

Respektivisht, rezervat valutore janë kursimet ndërkombëtare të shtetit, që mbahen për të mbrojtur ekonominë dhe monedhën kombëtare.

VLEN uron Kurtin: Fitorja e madhe në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë

0

Nga koalicioni VLEN kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet lokale në Kosovës, përcjell TV21. Nga ky koalicion i urojnë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese, siç thonë në “forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar”.

“Përcjellim urimet më të sinqerta Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli fituese në 7 komuna në nivel shteti në zgjedhjet lokale të sapopërfunduara. Ky sukses madhor është dëshmi e besimit të palëkundur të qytetarëve të Kosovës në vizionin e qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme dhe të ndershme që përfaqëson Vetëvendosje nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti. Fitorja e madhe në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë, ajo simbolizon shtrirjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e saj dhe afirmon përkushtimin e qytetarëve për të ardhmen euroatlantike të vendit”, thonë nga VLEN.

Përplasen dy trena në Sllovaki

0

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sllovaki, ku dy trena janë përplasur kokë më kokë në linjën Pezinok–Bratislavë.

Policia njoftoi në rrjetet sociale se në orën 19:31, është marrë raporti për përplasjen e trenave në seksionin Pezinok – Bratislavë, ndërsa në vendngjarje janë dërguar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Sipas mediave lokale, treni REX 1814, që udhëtonte në itinerarin Nitra–Bratislavë, është përplasur ballë për ballë me trenin Ex 620, pak minuta pasi ishte larguar nga stacioni i Pezinok.

Raportohet për shumë persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat.

Kompania Hekurudhore Sllovake (ZSSK) ka deklaruar se incidenti do të hetohet plotësisht, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

“Do të publikojmë më shumë detaje sapo të lejojë rrjedha e hetimit,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Haradinaj: Aleanca i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisë me to

0

Pas rezultateve të para, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj uron fitoren në komunat ku partia e tij ka dalë fituese.

Haradinaj në një prononcim për media numëroi komunat ku AAK-ja po fiton duke thënë se po i bashkohet festës.

“Aleanca i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisë me to, është rezultat i mirë”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi se AAK e ka rritur besimin edhe në nivel nacional.

Çeku uron Ramën, ”Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës”

0

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Ceku e ka uruar Përparim Ramën për fitore.

Çeku përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e përkarhën gjatë fushatës, teksa ka shtuar se ai do të jetë në shërbim të Prishitnës, ”me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”.

”Të dashur qytetarë të Prishtinës, Kjo fushatë dhe takimet e mia me ju gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë përvojë e jashtëzakonshme për mua. Ndjesinë e ngrohtë që ma keni dhuruar nuk do ta ndërroja me asgjë.

Faleminderit nga zemra për çdo votë dhe për çdo përpjekje që keni bërë për ndryshimin që e besuam bashkë. Jemi shumë, dhe kjo më jep forcë e besim për të ardhmen e Prishtinës. Kjo garë tregoi se sa shumë njerëz e duan një Prishtinë më të mirë. E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”, ka shkruar

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

0

Arian Tahiri i PDK-së ia ka uruar fitoren në Mitrovicë të Jugut kundërkandidatin etij nga LVV-ja Faton Peci.

Përmes një bisede telefonike në një studio televizive kur u pyet nëse e uron Pecin, ai tha se “e uroj”.

Numërimi i votave në këtë komunë ende nuk ka përfunduar.

Këto janë komunat të cilat i fituan LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, Lladrovci, Lista Serbe dhe KDTP në rrethin e parë dhe në balotazh në Kosovë

0

Pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në 18 komunat e Kosovës, situata e qeverisjes komunale në të gjitha 38 komunat është bërë më e qartë. Në raundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna.

Në balotazhin e 9 nëntorit, pjesëmarrja ishte mbi 32%, ndërsa në raundin e parë mbi 40%, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua pa incidente të rëndësishme dhe pa probleme që do të komprometonin integritetin e zgjedhjeve.

Rezultatet preliminare të balotazhit (9 nëntor):

LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri, Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë

Rundi i parë (12 tetor) – kryetarët e zgjedhur:

LVV: Kamenicë, Podujevë, Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog, Lipjan
AAK: Deçan
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut
NISMA: Malishevë
Iniciativa e Ramiz Lladrovcit: Drenas

Shifrat totale:

LVV dhe LDK: 7 komuna secila
PDK: 6 komuna
AAK: 5 komuna
Lista Serbe: 10 komuna
Këto zgjedhje treguan një panoramë të qartë të forcave politike në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja dominuan në qytetet më të mëdha, ndërsa Lista Serbe ruajti ndikimin e saj në komunat veriore dhe të banuara me komunitetin serb.

Në të dyja raundet, procesi u zhvillua pa ndonjë incident të madh, duke garantuar transparencën dhe rregullsinë e zgjedhjeve.

LDK-ja pas 25 vjetësh humb Fushë-Kosovën, fiton Vetëvendosja

0

LDK për herë të parë që nga paslufta e ka humbur komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza ka dalë i pari në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.

Prebreza ka marrë 54.99 për qind të votave ose 10 mijë e 583 vota.

Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 45.01 për qind të votave ose 8 mijë e 664 vota.

Memli Krasniqi feston me Shaqir Totajn në Prizren: Kjo fitore tregon se bashkëpunimi është përtej logove, ndasive

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka festuar me Shaqir Totajn në Prizren i cili fitoi edhe një mandat, njofton TV21

Krasniqi tha se “Totaj, është bereqet për Prizrenin” dhe shtoi se kjo fitore tregon se bashkëpunimi është përtej logove, ndasive”.