Edhe Atletika bëhet pjesë e sportit ndërkombëtar

0

Vjen një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Është Atletika sporti i radhës që zyrtarisht është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.

Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Pekin, ka vendosur që me drejta të plota të pranojnë në gjirin e saj, Federatën e Atletikës së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.

“Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotëson të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë”, është në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare te Atletikës.

"750 mijë euro për filmin në Kosovë"

0

Me rreth 750 mijë euro buxhet të ndarë nga qeveria e Kosovës,(MKRS) synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Zakonisht konkursi i Qendres Kinematografike të Kosovës, për subvencionimin e projekteve filmike, është hapur në fillim të muajit mars,por këtë vit ky konkursi është hapur me 15prill.Me rreth 750 mijë euro buxhet synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të QKK-së, Veton Nurkollari u shpreh: “Hapja e konkursit për mbështetjen e projekteve filmike nga ana e QKK-së paraqet një lajm të mirë për filmbërësit dhe kompanitë prodhuese nga Kosova. Shpresoj të ketë sa më shumë projekte interesante dhe kualitative në konkurs.”

Risi e këtij konkursi është mundësia e aplikimit të regjisorëve debutant, të cilët mund të aplikojnë me projektet e tyre, vlera e të cilëve nuk duhet të jetë mbi 60 mijë euro. Afati i realizimit është i kufizuar në një vit.

Gjithashtu, aplikim të drejtpërdrejtë mund të bëjnë edhe projektet për zhvillim skenari.

Në të njejtën kohë është hapur edhe konkursi për regjistrimin e kompanive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur gjatë tërë vitit. Regjistrimi në QKK i kompanive filmike është parakusht për të aplikuar për fonde në QKK.

Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015.

 

Casillas: Presim fitore në ndeshjen e dytë

0

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të çerekfinales në Champion League (0-0).

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas është i kënaqur më paraqitjen e bashkëlojtarëve në pjesën e parë, kurse pres fitore në ndeshjen e dytë.

“Jam shumë i kënaqur më paraqitjen e skuadrës, dhe pres që ta fitojmë ndeshjen e dytë”, tha Casillas, i cili pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen Realit.

Casillas është rikthyer në titull të padiskutueshëm në skuadrën e tij të zëmrës.

Ndërsa Real Madrid është në rrugë të mirë për të fituar edhe La Ligën, pasi tash ka vetëm dy pikë më pak Barcelona.

Bruksel, raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët

0

Në Bruksel sot do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në këto negociata do të ulen përfaqësuesit e dy partivë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre.

Raundi i negociatave midis VMRO-DPMNE dhe LSDM në Bruksel po zhvillohet me iniciativë dhe me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Hoëitt dhe Eduard Kukan. Dyja palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre dhe kanë shprehur qëndrime kontradiktore.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së në këto bisedime të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë shprehur qëndrime kontradiktore duke mos gjetur asnjë pikë të përbashkët. Bisedimet janë ndjekur edhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian Kristina Grau dhe Dejvid Kulen.

Siç mësohet, delegacioni i LSDM-së i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska ka qëndruar pas kërkesave për qeveri kalimtare, dorëheqje të ministrave, udhëheqësisë së RTVM-së si dhe të prokurorit publik. Por këto kërkesaq janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e treshes së eurodeputetëve theksohet se palët negociatore janë dakorduar për një takim tjetër të radhës, pas festës së Pashkëve.

"Ujqit e natës" të Putinit provokojnë Evropën

0

Për 70 vjetorin e përfundimit të luftës së dytë botërore, Grupi i Motoristëve ” Ujqit e natës” të njofur si shokët e Putinit, do nisen nga Rusia për në Gjermani për të manifestuar ditën e çlirimit.

Ky grup do kaloj mbi 6000 kilometra dhe do qëndroj në Gjermani nga data 25 Prill deri më datën 9 maj.

Një person i cili është i njohur si “Kirurgu” (Alexander Saldostanow) është organizatori i këtij manifestimi ku sipas tij, të gjith motoristët do kalojnë nga Polonia në Gjermani ma flamujt rus në motorët e tyre.

Bazuar në politikën e të kaluares, Polonia nuk është e dakordit që këta motoristë të kalojnë përmes këtij shteti, prapseprap supozohet se ky shtet nuk do të ketë mundësi të parandaloj këtë grup.

Rruga e tyre shpie përmes Bellorusisë, Polonisë, Çekisë,Sllovakisë, Austrisë e së fundi në Gjermani.
Ky destinacion konsiderohet si tejet prokovues.

” Kjo rrugë e tyre është tejet provokante. Ky grup do mund të kalonte nga Polonia direkt për në Gjermani, mirëpo këta kanë zgjedhur këtë rrugë për të provokuar të tërë BE-në”, spjegon një nga politikanët gjermanë.

Bëhet e ditur se pjesëtarë të këtij grupi motoristësh ishin të involvuar në luftërat e Ukrainës e veçanërisht në “Luhansk” ku pozonin me gjuetinë e tyre kundër ushtarëve të vdekur ukrainas.

Mbi këtë vizitë janë informuar edhe grupet “vëllazërore” të Ujqëve të natës ku një nga këto grupe vie nga Serbia.

Torta që besonë të hyjë “Guinness World Record”

0

 

Pesë “cake designer” italiane do të sfidojnë Anglinë në Expo 2015

Pesë zonja romane me pasionin e madh për tortat dhe cake design, kanë një objektiv preçiz, të hyjnë në Guiness Ëorld Record me tortën e gdhendur më të madhe të botë.

Skuadra italiane romane do të sfidojë atë britanike, që aktualisht mban titullin, në Expo 2015 nga 15 deri 19 tetor, ku do të prezantohet torta në formë çizmeje, e cila do ti jetë 130 m2 dhe do të ketë një peshe prej 1 ton.

Stafi përbëhet nga Mapy la Comare, Livia Colabucci,Stefania Vanini, Katiuschia di Francesco dhe Giovanna Chichi Valentini.

Pesë dekorueset italiane e kanë kaluar fazën e parë të selektimit, duke marrë pjesë në muajin mars në preview Guinnes World Record që u mbajt në MiCo, Panairin e Milanos, me një tortë me dimension 7 metra e gjatë, një e shtatëmbëdhjeta e asaj që do të bëjnë në tetor.

Përleshen në parking ,njëri në spital e tjetri në arrest

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar në emergjencë, ndërsa tjetri në arrest, pas pëleshjes së dy personave në një parking në Prishtinë.

Siç bënë të ditur policia zënka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes dy të dyshuarve, ku njëri ka goditur tjetrin, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në kokë./21 Media/

Sindikata e arsimit: Prej 20 prillit grevë

0

Greva e cila është paralajmëruar në fillim të këtij muaji nga SBASHK-u do të filloj me 20 prill në të gjitha institucionet shkollore të arsimit fillor, të mesëm dhe universitar.

Këtë e rikonfirmuan edhe njëherë kryesia e SBASHK-ut e cila tha se ata u kanë dhënë kohë të mjaftueshme qeverisë për të reflektuar dhe për t’i përmbushur kërkesat e tyre, por siq thanë ata qeveria as që i ka ftuar në takim.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut po ashtu bënë të ditur se i kanë dërguar letër ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit dhe e kanë njoftuar për të gjitha rrjedhat e grevës dhe i kanë bërë të ditur edhe njëherë se ditët e humbura nuk do të kompensohen.

AAK: MPB ka nevojë për 5 hapa urgjent

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) që sipas tyre po përcillet me mungesë të qasjes profesionale, ideve konkrete, si dhe programit të mirëfilltë dhe politikave të qarta.

“Thjesht, ka dobësi në menaxhimin e MPB-së, përkatësisht tërë aktivitetet janë të natyrës administrative-procedurale. Pavarësisht se çfarë deklarata dalin nga Qeveria dhe MPB-ja, dëshmitë janë të kundërta”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

AAK ka rekomanduar Qeverinë dhe MPB-në që të emërojë urgjentisht koordinatorët e Grupeve Drejtuese për Implementimin e Strategjive në fushëveprimin e MPB-së dhe të kompletojë Ministrinë.

“Të mblidhen Grupet Drejtuese dhe të rishikohen shumica e Strategjive, të cilat nuk kanë dhënë efekte; MPB-ja të ndërtojë Programin për Pakon Sociale për Policinë e Kosovës; MPB-ja të fillojë zbatimin e Sigurimit Shëndetësor për policët dhe zjarrëfikësit në mënyrë urgjente, të paktën që nga qershori 2015; Qeveria të rishkruajë Programin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Shqipëri: Haki Çako emërohet drejtor i Policisë së Shtetit

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Haki Çako është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Didin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme.

Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, më i fundit operacioni antidrogë në Lazarat.

Çako ka një karriere 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej zëvendësdrejtor, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.

Propozimi i Çakos erdhi nga ministri i Brendshëm Saimir Tahir dhe u firmos nga kryeministri Edi Rama.