Siberi:Së paku 15 të vdekur

0

Një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e Kakasias, në jug të Sibirit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe është shkaktuar një dëm në vlerë prej 96 milionë dollarë, kanë njoftuar sot zyrtarët rajonal.
Sipas një zyrtari lokal, 78 persona janë dërguar në spital, si rezultat i zjarrit që po vazhdon që disa ditë dhe po përhapët si pasojë e motit të thatë dhe me frymë.
Sipas medieve ruse, me mijëra banorë të Kakazias kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e zjarrit./RTV21/

Përmbyset anija, humbin jetën 9 imigrantë

0

Roja detare e Italisë ka gjetur trupat e pajetë të së paku 9 imigrantëve, të cilët u mbytën pasi që një anije me 150 persona u përmbys në afërsi të brigjeve të Libisë.
Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin të gjallë 144 persona nga uji dhe janë duke kërkuar udhëtarët tjerë të anijes, e cila u përmbys rreth 130 kilometra larg brigjeve të Libisë.
Ende nuk dihet se sa imigrantë kanë qenë gjithsej në anije, e nuk dihet as përkatësia e tyre kombëtare./RTV21/

Ekspozita “Me dashuri nga Stambolli” vjen në GKA

0

Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada e Turqisë dhe Insitituti Kulturor Junus Emre në Tiranë do të hapin me datë 15 Prill , ora 19.00, ekspozitën “Me dashuri nga Stambolli”, të një prej artistëve më të njohur turq, Devrim Erbil. Ky është prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri me një ekspozitë personale dhe kurohet nga Beste Gürsu.

Ekspozita tregon një përzgjedhje prej rreth tridhjetë veprash në pikturë, shumica në teknikën akrilik në kanavacë dhe në dimensione të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë Stambollin. Bukuria legjendare e natyrës së këtij qyteti dhe pamjet panoramike të krijuara nga dora e njeriut kanë frymëzuar artistë të ndryshëm për shekuj me radhë. Ata i kanë dhënë një histori të gjatë artit turk.

Përveç karrierës së tij në pikturë Devrim Erbil ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe promovimin e arteve në Turqi. Ka qenë President i Shoqatës Turke të Arteve dhe President i Shoqatës së Arteve Pamore Bashkëkohore. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll.Erbil ka një karrierë të pasur dhe të gjatë edhe në qarqet akademike. Aktualisht është Profesor i Pikturës në Departamentin e Pikturës në Universitetin Mimar Sinan.

Ashtu si thotë përshkrimi në Christie’s, shtëpia e famshme e ankandeve, ku veprat e këtij autori kapin shifra të konsiderueshme, me dhjetëra mijë dollarë, puna e hershme e Devrim Erbil të kujton fort veprat dhe ilustrimet e Matrakci Nasuh, një nga figurat më të rëndësishme të Turqisë së shekullit të 16, dhe aktiv gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, të cilat kombinonin një mori ngjyrash natyrore me perspektivën ajrore dhe lartësinë horizontale. Në pikturat e mëvonëshme Devrim Erbil trajton perspektivën dhe proporcionet në mënyrë më natyrale, ndërsa ngjyra në punët e tij bëhet monokrome dhe ekspresive.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 Maj 2015.

Si vendosi të fejohet Labi? (Video)

0

Surprizat nga Labi nuk kanë të ndalur. Ai mbrëmë i ka dhënë fund statutit të beqarisë. Labi është fejuar me bukuroshen Qendresa, këtë e ka konfirmuar vet ai për RTV 21 Media. 

 

 

Nesër hapet Java e Xhazit Turk (Video)

0

Grupi “Telvin” do të bëjë hapjen e natës premierë të Javës së Xhazit Turk, që do të fillojë nesër. Java e Xhazit turk fillon në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe do të zgjasë deri festival ky që do të zgjas deri me datën 18 prill.

Basha-Elhaida Danit: Performanca jote do ta bëjë krenar çdo shqiptar

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim këngëtaren përfaqësuese në Eurovizon Elhaida Dani.

Në fjalën e tij në takim Basha ka shprehur vlerësimin mkë të lartë për talentin e Elhaides dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion, ndërsa shtoi se performanca e saj do të bëj krenar cdo shqiptar.

Këngëtarja Elhaida Dani në këtë takim shoqërohej edhe nga drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka.

Gani Sunduri,me 15 prill ekspozitë në Sofje

0

Artisti Sunduri është ambasador i karikaturës për Kosovën në shoqatën “Partia Dobrego Humor” ( Partia e Humorit të Mirë) me seli në Poloni, po ashtu në Sofje, do të zyrtarizojë edhe degën e shoqatës “Partia Dobrego Humor” Kosovë, në të cilën Sunduri do të jetë në udhëheqjen e kësaj dege. Sunduri pas zgjedhjes në pozitës të ambasadorit të saj deklaron që ka një përkrahje të madhe nga shoqatat dhe artistët nga mbarë bota në promovimin e kësaj fushe të Kosovës.

Në organizimin e disa shoqatave të stripit dhe të karikaturës në Bullgari si dhe me përkrahjen e Ambasadës të Kosovës në Sofje artisti Gani Sunduri më datën 15 prill 2015 hap ekspozitën e tij personale.

Me organizimin dhe ftesën e shoqatës të karikaturistëve “Partia Dobrego Humor Bulgari ( Partia e Humorit të Mirë-Bulgari) si dhe të pesë shoqatave të stripit dhe karikaturës, artisti do të hapë ekspozitën e tij të dytë ndërkombëtare në Sofje të Bulgari”së artisti do të hap ekspozitë e tij në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bulgari.

Artisti Sunduri është ambasador i karikaturës për Kosovën në shoqatën “Partia Dobrego Humor” ( Partia e Humorit të Mirë) me seli në Poloni, po ashtu në Sofje, do të zyrtarizojë edhe degën e shoqatës “Partia Dobrego Humor” Kosovë, në të cilën Sunduri do të jetë në udhëheqjen e kësaj dege. Sunduri pas zgjedhjes në pozitës të ambasadorit të saj deklaron që ka një përkrahje të madhe nga shoqatat dhe artistët nga mbarë bota në promovimin e kësaj fushe të Kosovës.

Artisti përpos ekspozitës do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqatave të stripit dhe të karikaturës për të ngritur në një nivel më të mirë Festivalin e 11-të Ndërkombëtarë të Stripit dhe Karikaturës, që do të mbahet në Prizren në tetor të këtij viti.

Duhet të ceket që ekspozita personale e artistit është e 6-ta me rrallë dhe e 2-ta ndërkombëtare. KultPlus.

Tevez s’lëshon primatin në Itali

0

Nuk është vetëm Juventusi që nuk e lëshon primatin në Seria A, por i tillë është edhe sulmuesi i kësaj skuadre, Carlos Tevez.

Argjentinasi që disa javë rresht është lider në listën e golashënuesve dhe favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Itali. Tevez, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme edhe në Angli, vazhdon të mbetet njëri prej lojtarëve kryesor në Juventus dhe sukseset e kësaj skuadre lidhen më emrin e tij.

Lista e golashënuesve

1.Carlos Tevez (Juventus) 17 gola

2.Mauro Icardi (Inter) 16

3.Jeremy Menez (Milan) 16

4.Luca Toni (Helas Verona) 15

5.Paulo Dybala (Palermo) 13

Studim: Diabeti shkaktohet edhe nga obeziteti

0

Specialistët pohojnë se obeziteti është shkaktar i sëmundjes së sheqerit ose diabetit. Sipas shkallës së zhvillimit, diabeti është një sëmundje e cila të vret 8-15 vite më shpejt.

Nëse mesatarja e yndyrave te femrat është mbi 22 dhe te meshkujt mbi 18, kjo është shenjë e shëndoshjes. Obeziteti mund të shkaktohet nga stili i gabuar i ushqyerjes, pasiviteti, trashëgimia gjenetike, uria emocionale, nga disa ilaçe etj.

Për të jetuar gjatë ju duhet të ruani fuqinë muskulare. Nivelin e insulinës duhet ta mbani në njësinë 5-6. Vitamina D duhet të jetë në nivele normale gjatë 365 ditëve të vitit. Mesatarja e lartë e yndyrës, yndyrosja e mëlçisë dhe rezistenca e insulinës janë disa faktorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut. Por mos harroni se obeziteti mund të bëhet shkak i diabetit në vitet në vazhdim.

Te femrat obeze paraqitet një sasi më e madhe yndyrash në zonën e barkut dhe si rrjedhojë nxitet shumimi më i shpejtë i qelizave kanceroze dhe zmadhimi i tumorit. Dobësimi dhe ruajtja e peshës ideale ulin rrezikun e përsëritjes së kancerit të gjirit.

Enver Hoxha i treti në listën e diktatorëve më të ‘çmendur’

0

Në një dokumentar të publikuar këto ditë që flet mbi 10 diktatorët më të çmenduar, i treti më radhë është renditur Enver Hoxha.

“Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milion, për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”, është kjo arsye pse Enver Hoxha renditet i treti në listën e “10 diktatorëve më të çmendur”.

Hoxhës ia kalon Mobutu Sese Seko, ish-diktator i Republikës Demokratike të Kongos. Ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV.

Sipas dokomentarit Hoxhës ia kalon edhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muaj e vitit sipas emrave të familjes së tij. Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte./RTV21