Legjenda e skuadrës së Chelseas, Didier Drogba ka konfirmuar se dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm. 37-vjeçari pas fitores kundër skuadrës së QPR vendosi që të fliste për të ardhmen e tij, ndërsa ka konfirmuar dëshirën e tij për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm. “Po, unë nuk mendoj se ky do të jetë sezoni im i fundit. Dua të luaj edhe sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e tij.
Silva: Messi, Suarez e Neymar janë më të mirët
Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka deklaruar se Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë lojtarët më të mirë në botë. ”Ne e dimë se ndeshja e parë do të jetë tejet e rëndësishme” ”Ne do të takohemi me një rival tejet të madh, por do tentojmë të fitojmë dhe ta mbajmë topin. Ata kanë super sulmues dhe për mua Messi, Neymar e Suarez janë tre lojtarët më të mirë në botë’, tha kapiteni i skuadrës franceze./veqsport.com/
A do të ketë “Furious 8” ?
Gjatë ndarjes së çmimeve “MTV Movie Awards”, aktori i famshëm Vin Diesel këndoi këngën “See You Again”, një këngë shumë prekëse të cilën ia kushtoi bashkë aktorit nga filmi Furious 7 dhe shokut të tij, Paul Walkerit.
Pasi zbriti nga skena, Vin Diesel konfirmoi planet për “Fast & Furious 8”, në një intervistë për MTV.
“Epo, jam munduar që ta ruaj këtë fshehtësi deri tek lansimi. Pauli thoshte që episoda e 8 është e garantuar. Dhe në disa mënyra, kur vëllai juaj garanton për diçka, ju ndonjëherë ndjeheni sikur duhet ta bëni atë të ndodh”, ka thënë Vin Diesel në lidhje me episodin e radhës të filmit “Fast & Furious 7”.
“Kështu që nëse fati është i tillë,, atëherë ju do ta kuptoni kur do të dëgjoni për të. 7-shi ishte për Paulin, 8-shi është nga Pauli”, ka shtuar aktori.
Furious 7 aktualisht është duke u shfaqur nëpër të gjitha kinematë botërore.
Ronaldo “mbret” në La Liga
Cristiano Ronaldo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë , por është edhe lider në listën e golashënuesve në Spanjë.
Portugezi i Real Madridit është katër gola para rivalit të tij më të madh Lionel Messit të Barcelonës. Të dy këta yje të futbollit kanë shënuara nga një gol në fundjavën që e lamë pas, dhe pritet që deri në fund të zhvillohet një luftë e rreptë në mes këtyre dy lojtarëve.
Lista e golashënuesve
1.Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 38 gola
2.Lionel Messi (Barcelona) 34
2.Antonio Grizezmman (Atletico Madrid) 18
4.Neymar (Barcelona) 18
5.Carlos Bacca (Sevilla) 17
Thaçi: Kosova po e lufton terrorizmin, pret njohje nga Serbia
Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve të Sllovenisë –STA, se në Kosovë nuk do të ket vend për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Thaçi, i cili është i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën në të ardhmen e afërt, ka konfirmuar po ashtu synimin e tij për të kandiduar për president të Kosovës vitin e ardhshëm.
Duke folur për STA, në margjinat e vizitës së tij zyrtare të së premtes në Slloveni, kryediplomati i Kosovës tha se Kosova deri tash me vendosmëri trajtoi fundamentalizmin dhe islamizmin ekstrem.
Ai shtoi se autoritetet e Kosovës vitin e kaluar arrestuan më shumë se 100 njerëz të cilët ishin kthyer nga Iraku dhe Siria, dhe njoftoi se kjo “luftë e pamëshirshme dhe pa kompromis” do të vazhdojë.
“Unë e vlerësoj shumë vlerësimin e Sekretarit të shtetit amerikan, Kerry, i cili e ka cilësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.
“Ne gjithashtu kemi miratuar një ligj që parandalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit. Nuk do të ketë vend në Kosovë për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Kosova do të lufton në këtë betejë edhe në të ardhmen” shtoi kryediplomati i Kosovës.
Thaçi njoftoi se Kosova do të ngrejë një gjykatë të veçantë për krimet e luftës me një vendim të parlamentit në fund të prillit apo në fillim të majit. “Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne kemi ofruar mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë.”
Ai e sheh Kosovën në pesë vjetët e ardhshme si një anëtare e NATO-s dhe një vend që e ka përfunduar procedurën e liberalizimit të vizave dhe që ka nënshkruar një marrëveshje stabilizim asocimi (MSA) me BE dhe si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) .
Thaçi gjithashtu beson se Kosova do të njihet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Njohjet mund të vijnë edhe nga Serbia, dhe potencialisht t edhe në OKB.RTV21
Vdes profesori i fagotit, Fatos Jaho
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë profesori Fatos Jaho.
Jaho ishte njeriu që hapi shkollën e Fagotit dhe i kontribuoi Filharmonisë së Kosovës Prej themelimit të saj.
Ai ishte nga Shqipëria, por jetonte mes Tiranës dhe Prishtinës. Punoi si pedagog i fagotit në të dyja vendet.
“Rrjedha turke” e pranueshme në përputhje me rregullat e BE-së
Gazsjellësi i planifikuar për bartjen e gazit rus, Rrjedha Turke, është një nga opsionet për sigurimin e më shumë burimeve për furnizimin e Bashkimit Evropian, por do të jetë e domosdoshme që kontratat dhe projekti në tërësi të jenë në përputhje me rregulloret ekzistuese të Bashkimit Evropian.
Është e domosdoshme që pronësia mbi gazsjellësin të jetë e ndarë nga distribucioni i gazit, ka theksuar Komisioni i Evropës.
Siç theksuan disa burime në Bruksel, Komisioni i Evropës po punon me Rusinë në korniza të realizimit të unionit energjetik të Evropës dhe ky bashkëpunim po zhvillohet duke pasur parasysh ndryshimet, të cilat ndodhën pasi që Moska kumtoi se ka ndalur realizimin e projektit rrjedha Jugore.
Nga zyrtarët e Komisionit të Evropës është kërkuar të vlerësojnë se a paraqet cenim të unitetit të Bashkimit Evropian marrëveshja për pjesëmarrje në ndërtimin e Rrjedhës Turke, e nënshkruar mes Hungarisë dhe Greqisë, së bashku me Serbinë, Maqedoninë dhe Turqinë.
Përgjigjja ishte se Komisioni i Evropës ishte ftuar në takim dhe se ekspertët e tij kanë marrë pjesë aty në cilësinë e vëzhguesve.RTV21
Basha i bindur për suksesin e Elhaidës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin evropian të këngës dhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka.
Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovision dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenarë çdo shqiptar.
Pas suksesit në “The Voice of Italy”, ku Elhaida Dani u shpall fituese, festivali evropian i këngës ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë është një tjetër sfidë për të.Tg
Kosova ndihmohet në luftën kundër korrupsionit të shkallës së lartë
Protagonistët në çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë, do të mblidhen për rreth nëntë muaj në trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale, që të shkëmbejnë ide e përvoja me vendet e tjera, me synim që të luftojnë më me sukses korrupsionin e shkallës së lartë.
Krejt kjo vjen në kuadër të një projekti të financuar nga ambasada e Gjermanisë dhe të implementuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë PK-në rreth fuqizimit të kapaciteteve që kanë për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Në lansimin e këtij projekti, sot, u tha se për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate, duhet një zotim më i madh politik dhe se PK duhet të bashkërendoj aktivitetet e saj në luftën kundër kësaj dukurie.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger tha se ky projekt parasheh krijimin e një grupi bazë të themeluesve dhe hetuesve përkatës që do të mirren me hetimet e rasteve të korrupsionit në mënyrë efektive.
Për t’i shndërruar në rezultate, përpjekjet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Schlumberger tha se ka nevojë për zotim më të madh politik.
Ai tha se institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershme të luftës së përgjithshme kundër korrupsionit.
Ai tha se prokuroret edhe gjyqtarët duhet t’i trajtojnë rastet me efikasitet të lartë, duke paraqitur aktakuzat profesionale me dëshmi të strukturuara e të qarta.
Schlumberger kujtoi, se korrupsioni është një nga kërcënimet më të mëdha për zhvillimin ekonomik të një shoqërie dhe se vështirëson mundësitë për investime vendore dhe të huaja.
Këtë e tha edhe Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni.
E ai u zotua se do të bëjnë gjithë çka është e mundur, që në afat sa më të shkurtë të japin rezultate të prekshme lidhur me luftimin e korrupsionit.
Ai tha, se luftimi i korrupsionit është prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës.
Gjithashtu, Hyseni tha se duhet të punojnë drejtë luftimit të kësaj dukurie në mënyrë që, në Europë, të dërgojnë mesazhe të vendosmërisë në luftimin e korrupsionit.
Që sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për dërgimin e mesazheve të tillë në Europë.
E zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane, Matthias Kiesler tha se investitorët potencial që vijnë nga jashtë në Kosovë, largohen pikërisht për shkak të një imazhi jo të mirë në këtë drejtim.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale në Kosovë është e gatshme të punojë në këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si shtytës drejtë trajtimit të rasteve të nivelit të korrupsionit të lartë.
Prokurori Special, Besim Kelmendi tha se secili zyrtar i lartë, duhet të ketë detyrim të tregojë për prejardhjen e pasurisë së tij.
Sipas tij, pa detyrimin për deklarim të pasurisë, organet përkatëse për luftimin e korrupsionit, e kanë të vështirë të kryejnë punën e tyre.
Kështu, ai se tha se shpresojnë që Qeveria e Kosovës, dhe kuvendi, do të ndihmojnë në nxjerrjen e një ligji të ri, ose ndryshimit të ligjeve aktuale në këtë drejtim.
Protagonistët kosovar të këtij grupi, që synojnë luftimin e korrupsionit të shkallës së lartë, shpresojnë që me këtë projekt do të fitojnë njohuri më të mëdha drejt parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Deri në muajin dhjetor, ata do të mbajnë takime, konferenca e seminare të ndryshme me vendet e rajonit dhe më gjerë duke shkëmbyer kështu idetë dhe praktikat e secilit vend duke synuar kështu luftimin e korrupsionit në Kosovë, kryesisht atij të shkallës së lartë./KP/
Tragjedi e re në Detin Mesdhe
Roja detare e Italisë ka gjetur trupat e pajetë të së paku 9 imigrantëve, të cilët u mbytën pasi që një anije me 150 persona u përmbys në afërsi të brigjeve të Libisë.
Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin të gjallë 144 persona nga uji dhe janë duke kërkuar udhëtarët tjerë të anijes, e cila u përmbys rreth 130 kilometra larg brigjeve të Libisë.
Ende nuk dihet se sa imigrantë kanë qenë gjithsej në anije, e nuk dihet as përkatësia e tyre kombëtare.
Të dielën roja detare e Italisë kumtoi se vetëm gjatë fundjavës në Detin Mesdhe ka shpëtuar mbi 2700 persona dhe numri i imigrantëve që po lundrojnë drejtë brigjeve italiane është shtuar gjatë ditëve të fundit, për shkak të motit të mirë që po mbretëron.
Sipas njoftimeve të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Fronteks, numri i migrantëve që gjatë vitit 2014 kanë hyrë në mënyrë ilegale në shtetet e unionit ka qenë 276 mijë, 220 mijë prej të cilëve në shtetet e unionit kanë hyrë nëpërmjet Detit Mesdhe.RTV21
